Panorama Sport (Albania)

Murinjo sqaron sherrin me Pogbanë

“Djajtë e kuq” luajnë sot për 1/8-at e “FA Cup”: Nuk toleroj humbje me Hadërsfill­din

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Çështja "Pol Pogba" duket se ka nervozuar së tepërmi hoze Murinjon, i cili nuk ka ngurruar që të shpërthejë në konferencë­n për shtyp, përpara ndeshjes së "FA Cup"-it, sot, kundër Hadërsfill­dit. Edhe pse portugezi pranon se mesfushori francez nuk ka qenë në nivelin e duhur, siç është pohuar edhe nga vetë ish-juventini, trajneri i Mançester Junajtid nuk ka ngurruar që të dalë në sulm të gazetarëve, duke i quajtur ata gënjeshtar­ë: "Keni shkruar që mes meje dhe Pogbasë ka pasur një sherr, por nuk kam pse ju tregoj për bisedat që bëj me lojtarët e mi. Ato janë gjëra personale. Brenda skuadrës, problemet janë të miat dhe të lojtarëve të mi. Nuk është aspak e vërtetë që unë dhe Pogba nuk komunikojm­ë fare në stërvitje dhe se marrëdhëni­a jonë është e ftohtë. Prandaj bëhuni objektivë dhe tregoni të vërtetën, mos i mbushni faqet me gënjeshtra­t tuaja. Pol nuk ka luajtur mirë dhe kjo dihet. Por ai nuk po vuan aspak pozicionin siç thoni ju, thjesht faktin që është i dëmtuar dhe se ky fakt e pengon që ai të shprehet në nivelet e tij më të mirë. Ndaj mjaft ecët me gënjeshtra, pasi me mua këto gjëra nuk mbajnë. Kjo që ju bëni, është një mungesë respekti, nuk po them kundër meje, por ndaj lojtarëve, tifozëve dhe drejtuesve të mi. Mos mendoni se jemi të çmendur që shpenzuam qindra milionë për një lojtar që do të ishte i pakënaqur te ne?‚ Përgjigjen e dini vetë..., - shpërtheu Murinjo, i cili më pas projektohe­t te dueli i sotëm, kundër Hadërsfill­dit. - Shorti donte që të ndesheshim sërish kundër tyre, pasi ishin ata që na shkaktuan një ndër humbjet më të shëmtuara të sezonit tonë. Në fazën e parë na mundën, por iu përgjigjëm në të dytën. Gjithsesi, këtë herë nuk ka më vend për hakmarrje apo të tilla gjëra. Është një ndeshje që mund të na garantojë çerekfinal­et e një trofeu të rëndësishë­m dhe, pa dyshim, që nuk pranoj asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Do të ishte e patolerues­hme nëse nuk kualifikoh­emi për në tej në 'FA Cup', një ndër objektivat tanë sezonalë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania