Panorama Sport (Albania)

Shqipëria konfirmon 7 elitarët

Sportistët tanë premtojnë medalje në kompeticio­nin që do të zhvillohet në Rumani

- ABDULLA DUSHKU

Europiani i shtangës për Shqipërinë nga dje nisi udhën drejt Rumanisë, ku dhe do të zhvillohet kampionati i 97-të Europian i Peshëngrit­jes. Shqipëria do të përfaqësoh­et në këtë europian me 7 sportistë, 6 meshkuj dhe një femër. Gjithashtu, nga ana e saj, federata europiane konfirmoi listat e pjesëmarrë­sve në evenimenti­n që do të zhvillohet në Bukuresht. Skuadra kuqezi do të jetë e pranishme në kryeqyteti­n e Rumanisë, pra, në Bukuresht, pavarësish­t skandalit të dopingut që ndodhi në Botërorin e fundit të zhvilluar në Anaheim të SHBA-së me Romela Begajn, e cila humbi medaljen e artë dhe të argjendtë në atë kompeticio­n. Pavarësish­t problemeve që

ndodhën në sportin e peshëngrit­jes pas Botërorit të fundit, këto nuk e kanë penguar sportin e peshëngrit­jes dhe të ketë përfaqësue­sit e tij në një veprimtari të tillë mjaft të rëndësishm­e për kontinenti­n. Ndërkohë, pjesë e listës përfundimt­are me 7 peshëngrit­ësit pjesëmarrë­s në Europian, do të jenë: Evangjeli Veli, femra e vetme që do të përfaqësoj­ë Shqipërinë pas dënimit të Romela Begajt. Peshëngrit­ja shqiptare me Evangjeli Velin duket se ka gjetur pasardhëse­n e Romela Begajt dhe Fetije Kasës duke premtuar medalje. Ajo do të konkurrojë në peshën deri në 53 kilogramë. Daniel Godelli, talenti i peshëngrit­jes. Suksesin më të madh e ka shënuar vitin që kaloi në Kampionati­n Europian për të Rinj që u zhvillua në Shqipëri, në qytetin e Durrësit, ku Godelli fitoi 3 medalje ari. Ai konkurron në peshën 77 kilogramë.

Erkand Qerimaj, që është shpallur peshëngrit­ës i ri, që konkurron kampion Europe në Europianin në peshën 62 kilogramë. Krenar e 2012-ës në Antalia Shoraj, sportisti që konkurron (Turqi). Konkurron në peshën në peshat e rënda mbi 85 77 kilogramë. Briken Çalja kilogramë. Europiani i konkurron në peshat 62 kg dhe peshëngrit­jes do të çelë siparin 69 kg. Romario Avdiraj, më datë 26 mars dhe do të zgjasë konkurron në peshën 62 kilogramë. deri më 1 prill në Bukuresht Arbër Çercizi është një të Rumanisë. PYEONCHANG 2018

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania