Panorama Sport (Albania)

Takaj: Rrëzojmë çdo akuzë, ka një klan anti-Skënderbe

Daja: “S'më ka zënë gjumi, presim karton jeshil, jo të kuq”. Ish-trajneri Josa: “Po ta kisha shok Takajn, nuk më largonte”

- LLAZI SARO

Ardjan Takaj thyen heshtjen dhe zgjedh të reagojë përmes faqes zyrtare të klubit në "Facebook". Presidenti i Skënderbeu­t hedh poshtë akuzat e UEFA-s, ndërsa tregon se ka një klan në Shqipëri kundër skuadrës së tij. Takaj paralajmër­on se klubi që drejton do të ndjekë çështjen deri në shkallën më të lartë të gjykimit sportiv dhe penal. Në pritje të një vendimi zyrtar nga UEFA për dënimin e mundshëm, teksa nga inspektorë­t është kërkuar 10 vite jashtë kompeticio­nit europiane dhe 1 milion euro gjobë, kreu i klubit garanton tifozët korçarë se do të mbrojë nderin e Skënderbeu­t dhe sukseset e arritura deri më sot. DEKLARATA

"Të dashur tifozë bardhekuq dhe sportdashë­s të KF Skënderbeu, shpreh keqardhjen dhe shqetësimi­n tim nga 'bombardimi' që po i bëhet opinionit publik me lajme dhe sajesa. Në emër të Klubit të Futbollit 'Skënderbeu' kërkoj të sqaroj edhe njëherë se:

- KF Skënderbeu siguron UEFA- n dhe të gjithë partnerët e saj se nuk ka asnjë lidhje apo dijeni për kërcënimin që mund të jetë bërë ndaj personave që po hetojnë klubin tonë. Garancia më e madhe është historia e klubit tonë dhe natyra e qytetit që përfaqësoj­më.

- Në emër të klubit dua të inkurajoj edhe njëherë organet ligj- zbatuese për zbardhjen e çështjes dhe nxjerrjen para përgjegjës­isë të autorëve të vërtetë të kësaj ngjarjeje.

- KF Skënderbeu siguron të gjithë opinionin sportiv dhe në mënyrë të veçantë tifozërinë tonë, se po ndjek me vëmendje dhe qetësi hetimin e nisur nga kompani që kërkojnë të justifikoj­në milionat që përfitojnë nga UEFA dhe ' klani' anti-Skënderbeu në vendin tonë. Sigurojmë se akuzat e tyre do të rrëzohen një e nga një dhe, nëse do të jetë e nevojshme, deri në shkallën më të lartë të gjykimit sportiv ose penal.

- Si përfundim, në emër të klubit, ju siguroj se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë për të realizuar objektivat sportiv të klubit, por tani na lind dhe detyrimi për të mbrojtur nderin dhe sukseset e arritura deri më sot. Ju sigurojmë së do të shohim përpara për suksese edhe më të mëdha. Me respekt, Ardjan Takaj!".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania