Panorama Sport (Albania)

Smajlajdhe Gega pushtojnë Ballkanin

Luiza shpallet kampione në 1500 dhe 3000 metra

- ABDULLA DUSHKU

Atletika shqiptare dje është veshur në ar, në kryeqyteti­n turk, ku Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega kanë pushtuar Ballkanin. Ka qenë një nisje e mbarë për atletikën shqiptare ky vit, pasi dy atletët tanë, kampionë të Ballkanit, kanë marrë medalje të arta në kampionati­n ballkanik të garave në sallat e mbyllura. Luiza Gega, në garën e vrapimit 3000 metra, dhe Izmir Smajlaj, në kërcimin së gjati, janë treguar absolutë kundrejt rivalëve në disiplinat përkatëse. Eventi, që u zhvillua dje në stadiumin "Atakoy Athletics Arena" në Stamboll të Turqisë, ka bërë që shqiptarët të sundojnë Ballkanin, aty ku dy ikonat e atletikës shqiptare, jo vetëm që nuk zhgënjyen me paraqitjet e tyre, duke marrë medaljet e arta, por na kanë bërë krenarë duke veshur kuqezi Stambollin. Luiza Gega doli e para në garën e 3,000 metrave, duke dhënë kohën 9 minuta e 6 sekonda, ndërsa Izmir Smajlaj triumfoi në garën e kërcimit së gjati, ku atleti shkodran dha rezultatin 7,80 metra, një kërcim i mjaftueshë­m për të siguruar vendin e parë dhe për të varur në qafë medaljen e artë. Një paraqitje e shkëlqyer e dy atletëve tanë kjo që jep premisat e para në përgatitje­n për eventet e rëndësishm­e ndërkombët­are, siç është Kampionati Europian dhe ai Botëror. Luiza Gega, ashtu si dhe më parë, i ka shtuar vetes edhe një tjetër medalje të artë. Vitin e kaluar po në Stamboll, Luiza Gega

mori një tjetër medaljen të artë në garën e 1500 metrave. Ashtu si dhe një vit më parë, atletja jonë ka shënuar kohën më të shpejtë edhe në garën e 3000 metrave, gjatë garës së djeshme me 9 minuta e 6 sekonda.

SHQIPËRIA - Për Shqipërinë pjesëmarrë­se të kampionate­ve ballkanike që nga viti 1946, kur u zhvillua për herë të parë në Tiranë, kjo e Stambollit ishte e 34- ta, duke marrë pjesë me 6 atletë: Luiza Gega e Iveta Urshmi për femra dhe Izmir Smajlaj, Franko Burraj, Ergys Gjecaj dhe Marko Makaj për meshkuj. Të cilët kanë garuar duke treguar edhe njëherë rezultatet e kënaqshme të tyre, por mbi të gjithë qëndrojnë Mbreti Izmir Smajlaj dhe Mbretëresh­a Luiza Gega, që veshën e stolisën me ar Shqipërinë më të mirën e Ballkanit. Luiza Gega doli më e mira midis 11 garueseve: Luljeta Shala (Kosova), Silvija Georgieva (Bullgaria), Katarina Vukançiç (Kroacia), Olesea Smovjenco (Moldavia), Diljana MInkina (Bullgaria), Teodora Simoviç ( Sërbia), Klaudia Prisecaru (Rumani), Valeria Zhandarova (Qipro), Fatma Arik (Turqia), Emine Hatun Tuna (Turqia). Atletika shqiptare po shënon gjithnjë arritje të shkëlqyera në disa disiplina dhe që presin të shtohen gjatë këtij viti, në evenimente­t e ardhshme europiane e botërore.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania