Panorama Sport (Albania)

Interi bën “vetëvrasje”, e ndëshkon Pandev

Nëse fiton Lacio nesër, Champions-i është në rrezik

- Përgatiti: LEDIO NASE

Spaleti priste kon firmime pas fitores së javës së kaluar ndaj Bolonjës (2-1 në "San Siro") dhe Interi ia dha, edhe pse ndoshta nuk ishin ato që trajneri zikaltër kishte shpresuar të merrte: stoli interist nuk është në gjendje të ofrojë të njëjtin rendiment si titullarët, edhe pse këta të fundit kanë qenë gjithsesi ata të serisë negative, por që së paku krijojnë lojë. Një Inter "mediokër" bie në Gjenovë ndaj Xhenoas me rezultatin 20 dhe sfida vendoset nga "dy" zikaltër: autogol i Ranokias përpara fundit të pjesës së parë (45'); "ish"- i Pandev u pret shpresat në fillimet e së dytës (59'). Spaleti zbret (sërish) në vendin e tretë, pas fitores së Romës ( 0- 2 në Udine) dhe, nëse Lacio fiton, i thonë lamtumirë edhe të katërtit.

"AUTO"RANOKIA - Ndeshja nis me qarkullimi­n e saktë të topit nga ana e Xhanoas, kuqeblutë kërkojnë vazhdimish­t të ndalin ritmin e Interit në fragmentin e parë të ndeshjes. Dhe janë të parët që krijojnë rastin (madje rastet) për të kaluar në avantazh: në minutën e 9-të, Shkrinjar gabon në gjetjen e kohës dhe lejon topin të kalojë tek "ish"-i Pandev, që hyn në zonën e rreptësisë dhe godet nga një pozicion i prirët, por Handanoviç shpëton të tijtë duke pritur me këmbë. Dy minuta më vonë (11') dhe vendësit godasin traversën! Pandev kroson nga e djathta në drejtim të Hiljemark: ish-lojtari i Palermos nuk arrin në kohë te topi, që përplaset në tokë disa metra larg Handanoviç dhe ndalet vetëm nga trau i sipërm, përpara se slloveni ta kontrolloj­ë. Për një shans të Interit (të parin) do të duhet të pritet minuta e 19-të: Kandreva çorienton Zukanoviçi­n me një seri driblimesh dhe kroson në zonë, ku ndodhet Karamoh. Numri 17 godet fluturimth­i me të djathtën, por, pavarësish­t se nga një pozicion i favorshëm, nuk gjen kuadratin. Të zotët e shtëpisë kalojnë në avantazh, disa momente përpara se skuadrat t'u drejtohesh­in dhomave të zhveshjes. Minuta e 45-të: Zukanoviç kroson në zonë dhe Shkrinjar, në përpjekje për ta larguar topin, "gjen" Ranokian; topi i përplaset kapitenit (në mungesë të Ikardit) në gju (në mënyrë të pafat) dhe përfundon në rrjetë.

PANDEV "BIS" - Përpara se të krijojnë rastet e tyre për gol, zikaltrit pësojnë edhe një tjetër gol: Në të 59-tën Xhenoa dyfishon rezultatin dhe goditjen "fatale" ia jep një nga protagonis­tët e "tripletës" së 2010-ës, Goran Pandev. Hiljemark ekzekuton një këndore, topi kalon te Laksalt në limitet e zonës, që me një goditje-asist gjen maqedonasi­n, i cili kontrollon topin në afërsi të pikës së 11-metërshit

dhe mposht Handanoviç­in me të majtën. Aktivizime­t e Rafinjës, Pinamontit e Brozoviçit bëjnë pak ndryshim: disa përpjekje të braziliani­t, por Xhenoa me rezultatin e siguruar nuk e ka shumë të vështirë t'i bëjë ballë organizimi­t "të vakët" të zikaltërve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania