Panorama Sport (Albania)

Pa Bufonin dhe Manxukiçin, Alegri: Derbi i titullit

Thashethem­i: Gabimi me Totenhemin nuk i pëlqeu Alegrit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Qëndroi jashtë për 40 ditë dhe të gjithë e mirëpritën rikthimin e tij, me vetë "Supermenin" që u tregua vendimtar me pritjen e penalltisë, ndaj "Papu" Gomezit, në gjysmëfina­len e vajtjes, të Kupës së Italisë. Madje, Xhanluixhi Bufon vazhdoi gjithashtu me paraqitjet e tij fenomenale edhe në ndeshjet që pasuan, derisa, kundër Totenhemit, pasi frenoi me dy pritje magjike Kejnin në pjesën e parë, në të dytën e pa veten që të bënte një gafë në goditjen e Eriksenit, duke pësuar një gol në krahun e tij. Tani, ky vendim i trajnerit Masimilian­o Alegri për ta lënë në stol për derbin me Torinon nuk ka lënë një shije të mirë në ambientin bardhezi. Vetë deklarata e strategut të Juventusit la shumë hamendësim­e: "E kishim folur që javë më parë, që derbin do ta luante Shezni". Por në të vërtetë, Alegri dhe Bufon nuk kishin sesi ta planifikon­in këtë, duke qenë se askush nuk mund të parashikoj­ë dëmtimet apo lodhjen e akumuluar, aq më shumë kur bëhet fjalë për një ekspert dhe profesioni­st si Bufon. Edhe pse 40- vjeçar, ideja e tij fillestare për t'u tërhequr, tashmë është shndërruar në një bindje për të vazhduar për të paktën një ose dy vite të tjera, por ndoshta, siç dëgjohej edhe dje në rrethinat e "Vinovo"-s, zgjedhja e Alegrit për të lënë jashtë Xhixhin mund të jetë një dënim ndaj tij. Më shumë sesa gafa, duket se trajnerit nuk i ka pëlqyer fakti që në fund të ndeshjes, Bufon ka dashur që ta ndajë fajin me Bernardesk­in, siç u bë publike nga mediat me shkrime dhe pamje. Detyrat e një lideri janë ato që të ndihmojë të rinjtë e skuadrës dhe jo t'i shtojë presionin dhe ashtu

sikurse ndodhi vjet me Bonuçin, të cilin e dërgoi në tribunë me Porton, pasi ai shfaqi pakënaqësi për lojën e shokëve të skuadrës, ndoshta të njëjtin fat do të vuajë edhe Bufon. Ky është vetëm një thashethem, por tashmë dihet se Alegri nuk është nga ata që fal, prandaj gafa me Totenhemin nuk i pëlqeu aspak dhe besimi ndaj Sheznit mund të jetë një shtysë që të karikojë më shumë kapitenin e tij, i cili së fundmi ka qenë tepër i shpërqendr­uar edhe nga tema që lidhet për të ardhmen e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania