Panorama Sport (Albania)

Gatuzo këshillon: Kutrone, fejohu dhe bëj dashuri!

Këshilla për Kutronen: Të fejohet e të bëjë dashuri

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Sot ndaj Sampdorias, Milani kërkon suksesin e radhës pas fitoreve bindëse ndaj Spalit dhe Ludogorets­tit në Ligën e Europës. Populli kuqezi u zgjua dje me lajmin e interesimi­t të një klubi të huaj për Xhenaro Gatuzon, me teknikun që nga ana e tij sheh vetëm kuqezi. Nuk ka asnjë rrezik, por krerët janë vënë në lëvizje për të përshpejtu­ar kohën e rinovimit me trajnerin. Në konferencë për shtyp, në prag të takimit të sotëm, në orën 20:45, Rino Gatuzo foli për sfidën në fjalë, por edhe për tematika të tjera lidhur me skuadrën dhe të ardhmen e tij.

"San Siro" - Konferenca e Gatuzos nisi me një thirrje për popullin kuqezi për të mbushur shkallët e stadiumit. Skuadra ka nevojë për ndihmë, pasi momenti është delikat, pavarësish­t rezultatev­e pozitive, me trajnerin që u shpreh: "Paraqitjet dhe rezultatet janë një detyrim ndaj tifozëve. Atyre u kërkoj ndihmë, në mënyrë që të paraqiten sa më të shumtë në numër nesër (sot) në "San Siro". Jemi të gjithë pjesë e skuadrës ndaj ne bëjmë punën tonë në fushë, tifozët në tribuna".

Grupi - Ndihma dhe sakrifica për njëri-tjetrin është lajtmotivi i fjalës së trajnerit, i cili ndër të tjera theksoi: "Secili ndihmon shokun në çdo mënyrë. Më pëlqen shpirti i sakrificës dhe, nëse skuadra rri e ngjeshur në pak metra, është meritë e të gjithëve, sidomos sulmuesve që mbrojnë të parët. Reparti i tërhequr meriton gjithashtu kompliment­e, po luajnë mirë dhe merita është e të gjithëve. Bonuçi është një shembull i kësaj skuadre dhe është një kampion, të cilin e kanë kritikuar ndoshta më shumë sesa meritonte". Kutrone është njeriu i momentit, me Gatuzon që ka këshillën e duhur dhe nuk ia kursen në publik dukë i thënë se: "Të gjejë një të dashur bukuroshe, që të qëndrojë në shtëpi e të mendojë për Milanin, si dhe për të bërë dashuri...".

Pa kursim - Milani, mbi gjithçka dhe mbi këdo, pa u kursyer kurrë. Është kjo kërkesa e Gatuzos në prag të sfidës së radhës. Sampdoria është një rival i vështirë dhe kuqezinjtë e pësuan keqazi në fazën e parë. "Me Ludogorets­in luajtëm me frenat e dorës ngritur dhe nuk më pëlqeu. Ndaj Sampdorias nuk do ta toleroj përsëri këtë qëndrim dhe djemtë i kam paralajmër­uar. Ata janë një kundërshta­r i vështirë dhe drejtohen nga një trajner, të cilin e vlerësoj shumë, madje aq shumë sa i kam vjedhur disa skema", deklaroi Gatuzo.

Merkato - Vetëm dy muaj te Milani kanë shtuar interesin e klube të huaja për Xhenaro Gatuzon. I pyetur mbi këto zëra, Rino preu shkurt: "Për mua ekziston vetëm Milani. Kur u largova si futbollist, ishte vendimi im, pasi Galiani bëri gjithçka për të më bindur që të qëndroja në stafin e Alegrit. Sot shpresoj të qëndroj sa më gjatë dhe përfitoj për të falënderua­r drejtorin Mirabeli dhe administra­torin Fasone që vendosën të më besonin, pavarësish­t se për të më bindur për ekipin e të rinjve më telefononi­n tetë herë në ditë për 3 javë radhazi. Nuk më mungonte dëshira, por kisha dyshime mbi aftësitë e mia për t'u marrë maksimumin djemve. Sa për kontratën time të re, mund të pres pa problem deri më 31 gusht".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania