Panorama Sport (Albania)

Bajern tregon muskujt, përmbys në minutën 91

Skuadra e trajnerit Hejnkes vuan, por është vetëm 4 fitore larg titullit kampion

-

Bajerni i Mynihut nuk ndalet as në "Volk swagen Arena" të Volfsburgu­t në praninë e 30 mijë shikuesve. Kampionët, tashmë me njërën dorë te titulli, sigurojnë fitoren e 5 radhazi në po aq takime të luajtura. Festa duket më pranë në Mynih dhe tani ata mund të mendojnë të qetë për ndeshjen e Champions- it kundër Beshiktash­it.

NDESHJA - Trajneri Hejnkes nuk aktivizoi disa nga lojtarët më të mirë në formacioni­n e parë. Levandovsk­i, Humels, Kimish, Boateng dhe Myler e nisën takimin nga stoli. Hejnkes ia besoi mbrojtjen Martinezit me Bernat dhe Rafinja në krah. Në mesfushë Tiago nga minuta e parë me Tolison dhe Rudi. Vagner i vetëm në sulm me "Robbery" në krah të tij. Volfsburgu iu kundërpërg­jigj me një 4-2-31 ku ra në sy mungesa e Mehmetit dhe aktivizimi i Origit nga minuta e parë. Volfsburgu e nisi më mirë takimin duke kaluar në avantazh ne minutën e 8- të, kur Didavi shënoi me kokë gjatë një goditje këndi. Bajerni në disavantaz­h filloi të reagonte duke pasur disa mundësi për të barazuar me Vagner dhe, më pas, me Roben. Por pjesa e parë mbyllet me avantazhin e "Ujqërve". Roben humbi shansin më të mirë për të barazuar në minutën e 56-të. Holandezi nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë, portieri Kastles arrin të presë penalltinë. Por, në të 64-t lojtari shërben në zonë për Vagner që, me kokë, arrin ta dërgojë topin në rrjetë. Bajerni merr lojën në kontroll dhe hidhet në sulm për të shënuar golin e dytë. Hejnkes fut në lojë Mylerin dhe Levandovsk­in për Tiagon dhe Vagnerin. Vofsburgu rrezikon 2 herë më anë të kundërsulm­it, por pa arritur të surprizojë bavarezët për herë të dytë. Jup kërkon që ekipi të luajë më shumë nga krahët duke i kërkuar Bernat të shërbejë në zonë për Levandovsk­in dhe Mylerin. Në minutën e 90-të, Roben arrin të depërtojë në zonën vendase duke detyruar Iterin ta tërheqë prej krahu. Përsëri penallti për Bajernin. Këtë radhë është Levandovsk­i që merr përgjegjës­inë për të ekzekutuar nga pika e bardhë. Polaku gjuan dhe shënon (penalltia e 17-të radhazi që nuk gabon). Kastles arrin ta prek pakë topin por pa sukses. Bajerni udhëheq 1-2 me një përmbysje spektakola­re. Kampionët reaguan dhe nuk u dorëzuan deri në minutën e fundit duke marrë me vete në shtëpi 3-pikëshin e radhës. Ata udhëheqin të vetëm kampionati­n në kuotën e 59 pikëve me një golavarazh prej 55 golash të shënuar dhe vetëm 18 të pësuar në 23 ndeshje të luajtura.

Në 11 javët e mbetura u duhen vetëm 4 fitore për të siguruar titullin. Lojtarët dhe trajneri mund të përgatiten të qetë për ndeshjen e Champions-it ndaj Beshiktash­it në "Allianz Arena" në Mynih. Gjermanët synojnë kalimin e turit për të shkuar në çerekfinal­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania