Panorama Sport (Albania)

Kastrioti super, Bylisi sfidon Tiranën

Presidenti i skuadrës ballshiote, i sigurt për fitoren e sotme

-

Tomori është mposhtur në shtëpi nga Apolonia në një ndeshje të tensionuar, ku pati shtatë kartonë të verdhë edhe dy të kuq. Humbja e Tomorit me rezultatin 0-1 ndaj Apolonisë në qytetin e "gurtë" ka rihapur edhe njëherë diskutimin në lidhje me mosrealizi­min e objektivav­e...

Bylis do të presë sot, në orën 14:00, në Ballsh, Tiranën në një përballje të rëndësishm­e për ecurinë e të dyja ekipeve këtë sezon. Ballshiotë­t janë rivali i drejtpërdr­ejtë i bardhebluv­e këtë vit dhe do të kërkojnë të marrin 3-pikëshin për t'iu afruar edhe më shumë skuadrës. KAPLLANAJ

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, i cili zotëron 75% të aksioneve të klubit, në një prononcim për gazetën shprehet: "Sot është një ndeshje radhe, kam besim te lojtarët e mi sepse janë ata që e kanë mundur Tiranën në mes të kryeqyteti­t dhe kanë dhuruar spektakël të vërtetë. Ne

vijmë pas një fitoreje mjaft të çmuar në Pogradec, një tjetër transfertë mjaft e vështirë. Kështu që edhe Tirana është njësoj si Pogradeci apo ndonjë skuadër tjetër. Unë besoj se ne do të fitojmë sepse kemi skuadrën më të mirë, madje e them publikisht në media se kam

një nga skuadrat më të mira që unë kam ndërtuar. E kemi të qartë edhe ne se Tirana është favorizuar për të mos folur për gjykimin në ndeshjen tonë apo dhe në takimet e tjera. Në Peqin shënojnë dy gola të parregullt, me Tomorin marrin penallti apo dhe kundërshta­ri dënohet pse

feston. Pra, janë disa fragmente që duken pa rëndësi, por ama krijojnë precedent dhe ndikojnë në rezultat, ndaj gjyqtarët duhet që të kenë kujdes sepse dashur pa dashur ndikojnë! Futbolli nuk luhet me emër sepse po të ndodhet kështu, në Angli nuk duhej që të dilte Leiçesteri kampion, por gjithmonë ekipet me shumë emër. Pra, duhet hequr dorë nga fanella apo tradita, kush investon dhe kush e meriton, duhet që të ndihmohet të ecë përpara dhe jo t'i vihen shkopinj nën rrota'. Unë di të them që Tirana nuk i ka pikët reale, kurse Bylisi është këtu me meritë. Prandaj edhe opinioni, mediat apo kushdo, duhet që të kenë pak më shumë respekt për Bylisin sepse ne nuk e kemi hapur 'krahun' si shumë ekipe. Ne investojmë dhe luftojmë deri në javën e fundit. Këtë do të bëjmë edhe këtë sezon", përfundoi Kapllanaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania