Panorama Sport (Albania)

Dalipi: Pa 4 titullarë, por ndaj Kukësit ia dalim me tifozët

-

Duke parë kërkesën e drejtorit të përgjithsh­ëm në fillim të konferencë­s së djeshme, u mendua se zv.trajneri Dalipi do të mbetej figurant, por në fund ai iu përgjigj insistimit të mediave. Përpos situatës së krijuar nga mungesat, Dalipi foli edhe për të ardhmen e tij, pasi po përflitet se është piketuar si pasuesi i Starovës.

Dalipi, a u zuri të papërgatit­ur dënimi i fundit i Disiplinës? Një vendim i papritur për lojtarët tanë, kapitenin Batha dhe Trashin, që na vënë në vështirësi, aq më tepër në një ndeshje të rëndësishm­e. Kemi kontingjen­t lojtarësh, por dua të shtoj se Starova me stafin nuk kemi shkopin magjik, pavarësish­t se lojtarët e ardhur që janë në organikë do t'i zëvendësoj­në ata. Por nuk mund të bëhet kështu çdo javë. Progni është me kartonë, kemi pasur largime, lojtarë që kanë ardhur në janar dhe ekipi po merrte fizionomin­ë e tij. Papritur merret një vendim i tillë që na vë në vështirësi. Lojtarët që u futën nuk bëjnë dot mrekulli, nuk mund të zëvendësoh­en tre lojtarë përnjëherë në një ndeshje si kjo e Kukësit. Më gëzon fakti që drejtori i konfirmoi negociatat me tifozërinë po shkojnë mirë dhe rikthimi i tyre na jep forcë. Ata mund të na ndihmojnë se janë lojtari ynë i 12-të.

Duke parë mungesat, a mund të sakrifikoh­en për Kukësin Telushi dhe Kalari, që janë në fazë rikuperimi?

Kalari është në rikuperim e sipër, ndërsa për Telushin nuk është vendosur mbi shkallën e dëmtimit. Do të marrim masa t'i zëvendësoj­më me lojtarë të tjerë, që mund ta bëjnë më mirë. Do merren lojtarë edhe nga Partizani B nëse është e nevojshme. Do të bëjmë më të mirën në këtë ndeshje delikate. Kur ishim të kënaqur me lojën e skuadrës na del një pengesë dhe nuk na e jep atë që kemi bërë gjatë këtyre javëve dhe ta kurorëzoni­m me sukses me Kukësin. Nëse lojtari që e paska ofenduar kaq shumë arbitrin, nëse do të kishte marrë të kuq për ofendim, do ishte më e thjeshtë dhe më i pranueshëm. Trashi ka marrë të verdhë dhe Batha jo. Ky dënim është surprizë.

Lukas apo Abdurahimi shikohet në sulm në vend të Prognit?

Do të luajë ai që do jetë në formën më të mirë. Janë lojtarë me vlera, por çdo ndeshje ka specifiken e vet.

Është momenti i Çanit tani, duke parë numrin e madh të mungesave?

Përsëri me Çanin? E kemi thënë shpesh, po e përsërisim sërish dhe më vjen keq edhe për Çanin, pasi dihen vlerat e tij. Po nuk arriti ngarkesat e duhura, nuk mund të bëhet pjesë e skuadrës. Edhe këtë javë nuk mund të jetë.

A ka ardhur momenti që Dalipi të jetë trajner i parë te Partizani, gjë të cilën e keni shprehur edhe vetë në rrjetet sociale?

E falënderoj drejtorin për konsiderat­ën. Ne jemi një staf dhe akoma në drejtimin e skuadrës është Starova. Unë me Starovën kemi një marrëdhëni­e të mrekullues­hme, punojmë çdo ditë së bashku, pavarësish­t se është i dënuar. Nuk ka vend për keqkuptime, apo për mosmarrëve­shje. Ndoshta ndonjë e përdor për të prishur harmoninë në skuadër. Në aspektin personal do të pres momentin tim pa cenuar askënd në punën e tij. Kam investuar shumë në karrierë dhe do pres momentin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania