Panorama Sport (Albania)

Dënohen Batha e Trashi, ja çfarë nuk shkon

Arbitrat nuk i dënuan në Kupë, prishen planet për Kukësin

- ILIR CARA

Të premten, Partizani nisi punën për ndeshjen ndaj Kukësit, ku dihej që ekipi nuk do të ishte i plotë. Progni është i pezulluar për këtë takim nga kartonët e verdhë, por edhe të lënduarit janë të shumtë, Çani dhe Fejzullahu mungojnë prej 5 muajsh, si dhe Kalari e Telushi të dëmtuar. Por, dje Partizani ka marrë një goditje të pamenduar nga Komisioni i Disiplinës, i cili i ka pezulluar dy titullarë për dy ndeshjet e radhës, ndaj Kukësit dhe Skënderbeu­t. Kapiteni Idriz Batha dhe Lorenc Trashi janë dënuar dje nga Disiplina me dy takime dhe 1 milion lekë gjobë. Për Partizanin, ky vendim është tendencioz dhe arsyet i shpjegoi drejtori Olsi Rama në daljen para mediave. Dënimi i dy titullarëv­e të kuq përfshin disa prapaskena dhe sjellje me dy standarde, kryesisht të komisionev­e vendimmarr­ëse dhe të ashtuquajt­ura të pavarura pranë FSHFsë. Të dy lojtarët e Partizanit janë dënuar me motivacion­in për protesta dhe fjalë ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Por, të kuqtë preten- dojnë se lojtarët e Partizanit kanë rënë pre e gjyqtarit anësor, i cili, sipas pretendime­ve të tyre, i ka ofenduar shpesh lojtarët gjatë ndeshjes së Kupës me Flamurtari­n.

ÇFARË NUK SHKONDënim­i i Trashit mund të konsideroh­et i pranueshëm, pasi pamjet filmike vërtetojnë debatin e tij me anësorin Tartari, ku nuk mungon edhe kapja e krahut të gjyqtarit të linjës nga lojtari i Partizanit. Por, që këtu nis nonsensi i gjyqtarëve, që lojtarin e patën në dorë ta ndëshkojnë me karton të kuq, disiplinor, siç e përdorën në rastin e trajnerit Starova në Vlorë, por jo të aplikuar në raste të ngjashme. Në minutën e 64-t, Trashi thjesht ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari Sino. Ndërsa për Bathën nuk ka asnjë masë ndëshkuese gjatë ndeshjes. Dënimi me vonesë i Disiplinës, e cila kujtohet dy ditë para ndeshjes së Partizanit me Kukësin, merr nota dyshuese. Vendimi mund të jepej të enjten ose të premten, po si gjithnjë nuk mungon modeli i dy standardev­e nga komisionet pranë FSHF- së. Shembuj ka plot. Nëse një klub apo element jo dashamirës ofendon arbitrat apo zyrtarët e lartë, Disiplina vepron menjëherë, ndërsa kur këto fjalë vijnë nga klube, drejtuesë apo individë të veçantë, apo preferenci­al, organet vendimmarr­ëse pranë FSHF-së mbyllin veshët dhe e kalojnë në heshtje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania