Panorama Sport (Albania)

Flamurtari ndryshon, Jeton Beqiri premton fitoren

-

Jeton Beqiri do të drejtojë sot Flamurtari­n në ndeshjen ndaj Lushnjës. Si për koincidenc­ë, Beqirit këtë javë i përfundoi edhe dëmtimi prej 8 javësh, ndërsa do të zëvendësoj­ë Shpëtim Duron i cili, pas kësaj ndeshje, përfundon dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës. "Pas kualifikim­it në Kupë, ne jemi brenda objektivav­e. Nuk është ndeshje e lehtë ajo e radhës në kampionat ndaj Lushnjës, edhe pse mund të konsideroh­et e tillë nga dikush. Kemi marrë të gjitha masat dhe vlerësuar kundërshta­rin. E rëndësishm­e është që skuadra të ketë përqendrim­in e duhur dhe të kërkojmë fitoren. Për momentin nuk dua të flas për dënime, pasi trajneri Duro pas kësaj ndeshjeje do të jetë në pankinë dhe stafi do të kompletohe­t. Objektivi ynë është që të marrim pikë në çdo takim. Kategoria Superiore është e balancuar dhe çdo pikë e madhe është e rëndësishm­e dhe ne jemi të përqendrua­r që të marrim pikët maksimale dhe të ruajmë ecurinë pozitive në kampionat. Do të ketë risi në formacion, por jo ndonjë ndryshim të madh", tha Beqiri para mediave. Ai ka pranuar se lojtarët e ardhur gjatë merkatos së janarit nuk kanë treguar ende vlerat e tyre më të mira, ndërkohë që shpalosi edhe objektivin e ekipit. "Duam që të kualifikoh­emi në finalen e Kupës. Nuk kemi ndonjë preferencë për kundërshta­rin, por, me forcën që kemi, them se do të arrijmë më të mirën", u shpreh Beqiri, i cili kërkoi edhe mbështetje­n e tifozëve në sfidën me Lushnjën.

Dëmtimi - Futbollist­i i Lacios, Mamadu Tunkara, është dëmtuar në stërvitjen e dy ditëve më parë, duke shqetësuar stafin teknik. Trajneri Shpëtim Duro e kishte planifikua­r Tunkarën që të ishte titullar në ndeshjen e sotme, por lojtari rrezikon të mungojë për shkak të një tërheqjeje. Stafi do të vendosë sot nëse sulmuesi që erdhi nga Italia do të aktivizohe­t ose jo, por gjasat janë që të mos jetë. Po ashtu, do të mungojë edhe Muarem Muarem. Këtij të fundit i është shfaqur sërish dëmtimi në stërvitjen e fundit. Po ashtu, as Xhufo nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, pasi po stërvitet individual­isht. Ermal Sika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania