Panorama Sport (Albania)

Begeja premton kthesën: Marrim pikë në Shkodër

-

Teuta ka vazhduar gjatë ditës së djeshme përgatitje­t për takimin e së hënës ndaj Vllaznisë dhe mungesa e vetme për trajnerin Begeja do të jetë ajo e Ardit Hilës, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Në një intervistë për "Panorama Sport", trajneri Begeja ka komentuar këtë takim, por edhe situatën në skuadër.

A ka presion te Teuta pas humbjeve të fundit dhe si po përgatitet ndeshja ndaj Vllaznisë?

E kemi marrë me qetësi ndeshjen e radhës, por që ka specifikë tjetër. Sigurisht që është kundërshta­r direkt, kështu që nuk mendoj se është ndeshje shumë e vështirë, megjithatë ne po përgatitem­i me qetësi. Besoj se do të shkojmë në Shkodër dhe do marrim rezultat pozitiv.

Do të jetë i vështirë një objektiv i tillë, duke parë edhe kontingjen­tin e lojtarëve që keni në dispozi- cion?

Merkato ka mbaruar dhe ne tani duhet t'i marrim më të mirën skuadrës. Ky është kontingjen­ti dhe nuk kemi ku marrim lojtarë të tjerë. Unë kam besim se, me këta futbollist­ë që kemi, do të dalim nga situata. E kam thënë edhe më

parë që skuadra problemin më të madh e ka psikologji­k, as fizik dhe as taktik.

Si e keni gjetur skuadrën kur morët drejtimin, Nica ka thënë shpesh se lojtarëve u mungon grinta?

Kam gjetur një skuadër me djem të mirë, të cilët janë

në harmoni me njëri-tjetrin dhe mundohem të japin maksimumin si në stërvitje edhe gjatë ndeshjeve. Këtë problem e kam konstatuar edhe unë gjatë stërvitjes, duhet më shumë agresivite­t sepse kampionati është shumë i fortë, kemi lënë pikë të sigurta në

ndeshjet e shkuara, kështu që tani e tutje do mundohemi t'i injektojmë më tepër për sa i përket agresivite­tit.

Fitorja e fundit është arritur ndaj Vllaznisë në Shkodër. E shihni pozitive këtë statistikë?

Me Shkodrën gjithmonë

kemi realizuar ndeshje të mira, çdo ndeshje ka karakteris­tikat e veta dhe sigurisht nuk ngjajnë me njëra-tjetrën. Vllaznia vjen pas fitores në Lushnjë dhe ata kanë pretendime­t e veta. Prandaj nuk dua të bëj paralelizm­a, por do të jetë ndeshje e fortë. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania