Panorama Sport (Albania)

Rikthehen Krymi dhe Çinari, dilema për formacioni­n te Vllaznia

Vucaj mund ta nisë nga stoli, s'ka ndryshime në mbrojtje e sulm

-

Vllaznia ka vazhduar seancat stërvitore në kuadër të ndeshjes ndaj Teutës dhe gjendja e lojtarëve duket e mirë, me përjashtim të Florind Bardullës, i cili ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë përballje. Megjithatë, trajneri Gjoka e ka të qartë mënyrën se si do ta vendosë ekipin në këtë ndeshje. Rikthimi pas pezullimit i dyshes Krymi e Çinari pritet që të sjellë lëvizjet në formacion. Nga sa mësohet, tekniku mund të ketë një mesfushë me një qendër të fortë me tre lojtarë që luajnë mirë para mbrojtjes. Me shumë gjasa, në këtë takim pritet që në qendër të jenë treshja Tafili, Orelesi e Krymi, ndërkohë që Vucaj mund të mbetet jashtë. Po ashtu, në pikëpyetje është edhe aktivizimi nga minuta e parë e Çinarit apo Kalasë. Më i favorizuar duket Çinari, pavarësish­t formës së mirë që po kalon Kalaja. Pesëshen e mesit të fushës pritet që ta kompletojë kapiteni Lika. Ndërsa për repartet e tjera duket se nuk ka shumë dilema. Sherri do të jetë në portë dhe në mbrojtje katërshja Gocaj, Malota, Berisha e Mersini. Sulmi do t'i besohet sërish Sukajt. Pa dyshim që objektivi është për ta fituar këtë takim me çdo kusht sepse nëse do të ndodhte kjo, atëherë diferenca me Teutën do të shkonte në katër pikë dhe kjo do t'i jepte qetësinë e duhur Vllaznisë për vazhdimin e kampionati­t. Ndërkohë që drejtuesit kanë mbajtur të grumbullua­r skuadrën para kësaj ndeshjeje, që vlerësohet mjaft e rëndësishm­e. Normalisht që, duke luajtur në "Loro Boriçi", kuqeblutë konsideroh­en favoritë për fitoren e kësaj ndeshje, edhe pse kohët e fundit në ndeshjet ndaj Teutës nuk kanë pasur rezultate shumë pozitive. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania