Panorama Sport (Albania)

Daja: Luajmë për fitore, barazimi është i ndaluar

"S'i trembem përgjysmim­it të pikëve, ja çfarë na motivon"

- ADELA MERKO

Tirana luan në Ballsh një "finale" të gjithën për Superioren. Bardheblut­ë janë të vetëdijshë­m që me një fitore do të hidhnin një hap gjigant drejt misionit kryesor për këtë sezon, ndaj hapur e thonë që barazimi është i ndaluar. I këtij mendimi është edhe Asion Daja, paçka se i jep vlerësimin e duhur kundërshta­rit të vetëm që i ka shkaktuar humbje këtë kampionat. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", mesfushori paralajmër­on marshimin, ndërsa thekson se nuk i tremben rregullit të përgjysmim të pikëve.

Luani në Ballsh ndaj një rivali direkt. A e keni trajtuar si një "finale" për Superioren këtë ndeshje?

E kemi vlerësuar këtë ndeshje në maksimum. Dihet që Bylisi është ndjekësi ynë më i afër dhe për më tepër ekipi që na ka shkaktuar edhe humbjen e parë dhe të vetme për këtë sezon. Në kësi kushtesh, meriton vlerësim. Për fat, udhëtojmë me grup të plotë dhe mendoj se do të marrim një rezultat pozitiv.

Fakti që të vetmen humbje e keni pësuar nga Bylisi, e bën këtë 90-minutësh si provën e vërtetë për skuadrën tuaj?

Besoj se po. Ky fakt na motivon më shumë për këtë sfidë, duke qenë se kemi pësuar humbjen e vetme në shtëpinë tonë.

Thatë që doni rezultat pozitiv, i tillë do të konsideroh­ej edhe një barazim?

Ne futemi në çdo ndeshje për fitore, siç është parë edhe në ndeshjet e tjera. Ndaj, nuk e mendoj diçka të tillë. Edhe në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ku sigurisht kundërshta­rët kanë qenë të një tjetër niveli, ne kemi luajtur gjithnjë për të fituar..

Çfarë ju ka këshilluar trajneri para kësaj sfide?

Kjo ndeshje është e radhës për ne dhe, si e tillë, e kemi përgatitur për t'i marrë maksimumin.

Një fitore ndaj Bylisit, a do të përkthehej me një "këmbë" në Superiore?

Normal që një fitore ndaj Bylisit do sillte edhe një diferencë më të madhe pikësh për ne, por sigurisht vend për qetësi nuk ka, pasi kampionati është akoma i gjatë dhe ka dhe shumë javë për t'u zhvilluar.

Sa i "trembeni" rregullit të përgjysmim­it të pikëve?

Në qoftë se do t'i fitojmë ndeshjet, siç kemi bërë deri më tani, nuk i trembem as përgjysmim­it të pikëve. Ekipi për fat po kalon një gjendje të mirë dhe është një grup shumë i fortë lojtarësh.

Sa e keni ndjekur Bylisin këtë kampionat dhe a ka një

lojtar që ju mbetet për detyrë që ta "bllokoni"?

Me të thënë të drejtën, nuk e kam ndjekur shumë, por e di që janë një ekip që bazohen te forca e grupit më së shumti sesa te lojtarë e veçantë. Pastaj, di që kanë shumë njohuri në këtë kategori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania