Panorama Sport (Albania)

Kastrioti “vret” kampionati­n

Lumë kartonësh dhe ankesa për gjykimin, Malindi dëmton mollëzën dhe përfundon në spital

- PRENG GJIKOLA

Kastrioti likuidon edhe Besëlidhje­n. Krutanët marrin trepikëshi­n e radhës dhe këtë herë në mes të Lezhës, duke konfirmuar jo vetëm pathyeshmë­rinë, por "vrarë" edhe kampionati­n. Ndalesa e Egnatias ka ardhur në kohën e duhur, pasi të besuarit e Nikajt e shohin veten +15 në krye.

NDESHJA - Loja nisi thuajse me gol për krutanët. Ishte e 2-ta minutë kur Kabiru zhbllokon shifrat me një gjuajtje potente pas një asisti perfekt të Markut. Avantazhi ul ritmin e miqve dhe kjo i krijon shansin Besëlidhje­s që të organizohe­t. Në të 10-ën Bajiç ka shansin e artë, por vonohet në zonë dhe i jep mundësi mbrojtjes mike që t'i ndalte aksionin. Në të 18ën, krutanët hidhen sërish në sulm dhe, sapo topi shkon në adresë të Enzo Malindit, ai në dyluftim dëmtohet rëndë. Një frakturë në mollëzën e detyroi autoambula­ncën që të futet në fushë dhe ta dërgojë në spital për kontroll të specializu­ar. Nikaj detyrohet që të bëjë një ndërrim dhe në të 21-ën fut Mulajn. Avantazhi i krutanëve u jep hapësirë në mesfushë lezhjanëve, por kur vjen puna te "furnizimi" i sulmit, skuadra çalon. Në të 20-ën shpërdoron Ndreca dhe, 3 minuta më vonë, edhe miqtë bëjnë të njëjtin gabim me Kabirun. Në të 25- ën ishte Besëlidhja që ekzekuton një goditje të lirë me

anë të Erkoçeviç, topi mbërrin në zonë dhe O. Kamara vrapon që ta mbërrijë dhe, pasi ia del, e dërgon atë në rrjetë. Por anësori e anulon për pozicion jashtë loje. Fundi i kësaj pjese flet për Kastriotin, që e mbyllin me një rast në të 43-ën me anë të Çutras, por ndërhyrja

e Bajrit është vendimtare. Fraksioni i dytë përsëri flet për një kontroll të lojës më tepër nga miqtë, këtë e tregoi edhe rezultati. Në të 56- ën, Besëlidhja pretendon penallti për një ndërhyrje ndaj Erkoçeviç, por kryesori Xhaja mendon ndryshe dhe e ndëshkon shkodranin

me të verdhë për simulim. Loja nxehet dhe numri i kartonëve shtohet, por më shumë se për faullet erdhën prej protestave. Përpjekjet e Ndrecës dhe O.Kamarës janë të dëshpëruar­a. Sakaq, Kastrioti bëhet "cinik" dhe në të 79ën nuk i ikën shansi nga duart. Kabiru pikas Mulajn të zbuluar majtas dhe ky i fundit e devijon lehtas me kokë dhe dyfishuar shifrat dhe sjellë qetësinë. Edhe pse kishin mbetur dhe 11 minuta dhe 3 shtesë, lezhjanët u dorëzuan përballë Kastriotit, duke i vështirësu­ar pozitat në pesëshen e parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania