Panorama Sport (Albania)

Tërbuni në krizë, Burreli lë fundin për herë të parë

Fitojnë matjanët e Ahmtajat, përmbysin pukjanët në "Reshit Rusi"

-

Nis zbritja për Tërbunin. Pasi e mbylli pjesën e parë të kampionati­t në vendet e para, ky vit ka nisur në mënyrën më të keqe për pukjanët. Skuadra, e drejtuar nga Kreshnik Krepi, është mundur dje në ndeshjen e luajtur në Shkodër ndaj Burrelit. Sfida u zhvillua në "Reshit Rusi" pasi fusha e stadiumit të Pukës ishte e mbuluar nga dëbora. Tërbuni është thyer 2-1 dhe ka zbritur në vendin e 7-të, ndërsa Burreli, për herë të parë këtë sezon, ka lënë vendin e fundit. NDESHJA - Tërbuni e nisi vrullshëm takimin. Sulmet e vazhdueshm­e të Nimanit dhe Hasajt vendosën në pozitë portierin e Burrelit, megjithatë Selaci i përballoi me sukses. Në të 12ën "zgjohen" vendësit, të cilët, me anë të një kundërsulm­i të shpejtë, gjejnë avantazhin. Është Gjini ai që konkludon me sukses aksionin, duke "shënjestru­ar" saktë nga 14 Kreshnik Krepi ka rezerva për ekipin e tij. Trajneri i Tërbunit e cilësoi humbjen e shëmtuar, ndërsa për mediat tha: "Ne nuk e meritonim këtë humbje ku lojtarët kishin shumë mundësi për të shënuar dhe kanë shpërdorua­r shumë raste. Kjo humbje është mjaft e shëmtuar për ne, pasi tani rrezikojmë fundin. Duhet të mendojmë për sfidën me Dinamon që e kemi jashtë dhe duhet që patjetër të fitojmë. I kërkoj falje tifozërisë pukjane, pasi ekipi nuk ka marrë akoma fitore për këtë vit".

metra. Miqtë nuk e humbin toruan dhe hidhen menjëherë në kërkim të barazimit dhe vetëm gjashtë minuta më vonë ia dalin, ndërsa mendon Dervishi që t'u rikthejë qetësinë matjanëve. Pas rezultatit kthehet në baraspeshë, Tërbuni mundohet që të gjejë sërish avantazhin, por tentativat janë të dëshpëruar­a. Minutat e mbetura të kësaj pjese shoqërohen me raste të shumta dhe lojë të vrullshme nga të dyja kampet. Por, përtej përpjekjev­e, skuadrat u drejtohen dhomave të Trajneri i Burrelit ka mbetur më shumë se i kënaqur nga ky trepikësh. Julian Ahmataj, në fund të ndeshjes, evidentoi se skuadra reagoi më së miri, edhe pse në disavantaz­h. "Jam tepër i kënaqur me rezultatin e kësaj ndeshjeje. Morëm një fitore realisht të çmuar. Lojtarët e mi u treguan të qetë dhe arritën të shënojnë menjëherë, pasi pukjanët gjetën avantazhin dhe ky fakt më gëzon. Ekipi i përballoi mjaft mirë sulmet e pukjanëve", tha elbasanasi i pankinës matjane.

zhveshjes me barazimin. E dyta rinis me të njëjtën "panoramë", me pukjanët shumë herë më të kërkuar dhe në të 58- ën kanë rastin ideal për t'ia dalë, por gjuajtja e Pepës përfundon vetëm jashtë kuadratit. Miqtë fitojnë terren dhe këmbëngulj­a bën që në të 75- ën të vinte përmbysja e madhe. Mendon Mjakëll Peçi që të nderojë Burrelin në këtë transfertë delikte. Edhe pse janë 15 minuta të tjera në lojë, Tërbuni mundohet që të rigjejë barazimin, por në të 80- ën roveshata e Gjinit nuk ka sukses. Sfida mbyllet me rezultatin 1- 2, me vendësit që mbeten duarbosh nga kjo javë. Kjo humbje fut zyrtarisht në krizë Tërbunin dhe u jep të drejtën matjanëve që t'i largohen fundit për të parën herë. Ditmir Pema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania