Panorama Sport (Albania)

Apolonia “djeg” Tomorin në fund

Miqtë sigurojnë 5- shen e parë, vendësit rrezikojnë të luftojnë për mbijetesë

- ERIS SYLYKU

Tomori është mposh tur në shtëpi nga Apolonia në një ndeshje të tensionuar, ku pati shtatë kartonë të verdhë edhe dy të kuq. Humbja e Tomorit me rezultatin 0-1 ndaj Apolonisë në qytetin e "gurtë" ka rihapur edhe njëherë diskutimin në lidhje me mosrealizi­min e objektivav­e të skuadrës beratase. Takimi i ditës së djeshme është dominuar totalisht nga skuadra e trajnerit Ndriçim Kashami, teksa duhet theksuar që mbrojtja vendëse ka qenë ndoshta në ditën e saj më të keqe që prej fillimit të këtij edicioni. Tomori, prej 3 javësh, tashmë nuk grumbullon asnjë pikë, çka herë pas here bën që të mendosh dështimin e edicionit 20142015, kur skuadra kalonte një periudhë të mirë në fillim të kampionati­t dhe, më pas, pësoi një rënie dramatike duke u rrëzuar nga Kategoria e Parë. Kur duhen edhe dy javë nga mbyllja e fazës së dytë, Tomori rrezikon seriozisht 5- shen e parë, ndërsa Apolonia siguroi dje matematiki­sht përfshirje­n në grupin e parë të ekipeve. Ndërkaq, në përfundim të pjesës së parë, ka ndodhur edhe një përplasje fizike në tunelin e stadiumit midis Kolecit të Tomorit dhe Llambit të Apolonisë, ku është dashur ndërhyrja e zyrtarëve të ndeshjes dhe e policisë për të qetësuar situatën. Dy lojtarët janë ndëshkuar me karton të kuq dhe pjesa e dytë ka nisur me një lojtar më pak për të dyja skuadrat.

NDESHJA - Rasti i parë i takimit ka ardhur në minutën e 13- të. Hyseni stopon me gjoks një top të ardhur nga distanca për Sharavolli­n, i cili gjuan fort, por pa rezultat. Miqtë do të reagonin në minutën e 30-të me anë të Dimos, i cili do të godiste prirët me portën, por pret Kaloshi. Drabo kishte rastin më të artë

në minutën e 42-të, ku i vetëm përballë portierit Çako ka gabuar. Në fundin e pjesës së parë, vendësit do të kishin një tjetër rast, ku Mersini gjen të vetëm Miranin, i cili nuk gjuan dot në drejtim të portës duke shërbyer për Hysenin që godet fort, por ka kontrollua­r

gjithçka me mjeshtëri Çako. Gjonaj do të krijonte një rast në minutën e 70-të për Sharavolli­n, i cili nuk shënon dot. Në minutën e 89-të do të vinte goli i vetëm i sfidës, pasi miqtë, me anë të Andonit, zhbllokuan rezultatin e takimit pas një aksioni të krijuar nga Dimo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania