Panorama Sport (Albania)

Erzeni i pandalshëm, nxjerr nga loja Egnatian

Shijakasit ngjiten të 3-ët, shkëlqen sërish Xhixhiua

-

Me mjaft interes dhe me një ambient festiv para ndeshjes, me muzikë dhe mesazhe "fair play", filloi ndeshja midis Erzenit vendës dhe Egnatias, e cila dhuroi spektakël nga futbollist­ët shijakas që arritën një fitore të merituar 2- 0. Një 3- pikësh shumë i rëndësishë­m për Erzenin që të sigurojë 5-shen e parë, në një kohë që ka edhe një ndeshje më pak. Ndërsa miqtë nga Rrogozhina kanë dalë nga gara për elitën, pasi tashmë janë 15 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Kastrioti. NDESHJA

Pjesa e parë filloi me një lojë sulmuese nga vendësit dhe ka qenë pikërisht, në minutën e 4-t, Xhixhiua brenda zonës që godet bukur me kokë dhe portieri Haremi e nxjerr në këndore. Etja për të shënuar është shumë e madhe tek Erzeni, aq sa në minutën e 8-të, Polisi gjuajti fort dhe topi u devijua nga një mbrojtës jashtë në këndore. Goli po gatuhej dhe në minutën e 17të është përsëri Mustafa Xhixhiua i papërmbajt­shëm që pengohet në zonë nga miqtë dhe ka 11metërsh. Nga pika e bardhë godet vetë sulmuesi dhe shënon. Reagimi i miqve ishte mjaft i dobët, kjo edhe për meritë të lojës së organizuar në mesfushë dhe

mbrojtje që nuk linin hapësira për sulme të Egnatias. Përkundraz­i, janë shijakasit që rrezikojnë përsëri në të 30-ën dhe 40-ën me anë të mbrojtësit Teqja dhe sulmuesit Shkëmbi duke mos arritur të shënojnë golin e dytë. Në pjesën e dytë, në 10 minutat e para, u duk se Egnatia do të rrezikonte portën e Erzenit, por sulmet e saj ishin të parreziksh­me dhe pa asnjë shqetësim për portierin Bytyçi. Në mesin e pjesës së dytë dhe deri në fund të ndeshjes janë përsëri vendësit që shtojnë lojën sulmuese dhe në të 63-ën është Lala pas një krosimi të Polisit brenda zonës që shënon një gol

me mjaft zgjuarsi duke dyfishuar rezultatin. Përsëri vendësit janë të rrezikshëm ku Xhixhiua përsëri mbetet rrezik permanent për mbrojtjen e Egnatias. Vetëm në minutën e 79-të, Melani rrezikoi portën e Erzenit pas një goditjeje me kokë, por topi përfundon mbi traversë. Fiqiri Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania