Panorama Sport (Albania)

Sherr në Pezë, Korabi thyen Dinamon në “frymën e fundit”

Dibranët shënojnë në limite, blutë humbasin penallti

- SKERDILAID SULOZEQI

Dinamo humbi mundësinë për t'u shkëputur nga ekipet ndjekëse duke u mundur 1-0 nga Korabi në sfidën e luajtur në Pezë. Ndeshja u vendos në minutën e parë shtesë dhe ishte Hysi që realizoi duke i dhënë fitoren Korabit. Takimi u shoqërua me mjaft tension, si në fushë, ashtu dhe jashtë saj, ku lojtarët dhe stafet u përfshinë në një zënkë masive. Sipas drejtuesve të Dinamos, sherrin e nisi administra­tori i Korabit, Fehmi Mëziu, i cili shau e kërcënoi lojtarët e Dinamos në fushë. Ndërsa, pretendime të kundërta patën drejtuesit e Korabit. Ndeshja u shoqërua dhe me një ndërprerje prej 5 minutash për shkak të sherrit. Para të niste takimi, me urdhër të delegatit Bujar Pregja, u kontrollua­n dhe nuk u lejuan tifozët e Dinamos në shkallët e kompleksit, pasi atyre iu rezervua vetëm një pjesë e vogël, ndërkohë që tifozët blu ishin në një numër më të madh. NDESHJA

Loja nisi e tensionuar, aq sa dhe arbitri dhe zyrtarët e takimit e patën të vështirë të administro­nin takimin. Në të 13-ën, Çema pretendon për një faull, por arbitri Ziri nuk mendon ashtu. Në të 16-ën, Elmazi harkon në zonë aty ku rrëzohet Çema, por kryesori i bën me shenjë të çohet. Tension në fushë në të 19-ën, kur Erxhan Muça kapet me Hysenin, por shokët nuk i le-

jojnë të përdorin duart. Vijon të sulmojë Dinamo dhe, në të 21- ën, Gjata ekzekuton një goditje dënimit, por nuk arrin të rrezikojë portën e Laços. Në të 28-ën, Allmuça shkakton një faull të rëndë ndaj Prendit, e cila akordohet goditje dënimi. Dinamo vijon të kërkojë golin, ku Griseld Lika fiton një 11-metërsh dhe gjuan bukur, por Laço bën mrekullinë dhe nuk e lejon sulmuesin e Dinamos të shënojë. Mbas vetëm disa sekondash, ndërpritet ndeshja për 5 minuta dhe ka sherr mes lojtarëve të pankinës së

Dinamos me ata të Korabit. Fyerja e kapje me duar mes palëve, ku akuzat nuk munguan. Me ndërhyrjen e arbitrave dhe zyrtarëve të ndeshjes shuhet sherri. Pjesa e dytë nis me vrull. Në 20 minutat e fundit vijnë dhe rastet e pastra. Në të 70-ën, Lleshi i jep një top të pastër Prendit në zonë, por ai del huq. Dinamo kundërpërg­jigjet në të 74-ët me Çemën, i cili del përballë portierit Laço, por gardiani mik përplaset fort trup me trup me sulmuesin dhe shtatlarti mbetet i dëmtuar. Në të 85-ën, Prendi godet shtyllën dhe humb mundësinë e realizimit. Miqtë surprizojn­ë në minutën e parë shtesë. Pas një pasimi në zonë, topi i shpëton fillimisht Lleshit, por është Hysi që ndërhyn dhe devijon duke shënuar, 0-1. Festë te dibranët, ndërsa dinamovitë­t nuk kanë se çfarë të bëjnë në sekondat e mbetura.

 ??  ?? Lojtarët e Korabit duke festuar golin e djeshëm
Lojtarët e Korabit duke festuar golin e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania