Panorama Sport (Albania)

Naftëtari mbetet në fund, Pogradeci fiton me përmbysje

- NDESHJA NAFTËTARI: POGRADECI: KARTONË TË VERDHË: GJYQTARË: VËZHGUES: DELEGAT: Arben Çepani

aftëtari gabon duke humbur një mundësi të artë për t'iu shkëputur fundit e për t'iu afruar ekipeve rivalë për mbijetesë. Bardhezinj­të e Naftëtarit, edhe pse kaluan të parët në avantazh, nuk arritën dot as të mbanin barazimin.

- Loja filloi e fortë, ku Naftëtari kërkoi që në fillim golin, por ishin miqtë që mund të befasonin pas një aksioni në krahun e majtë të Topllarit. Në minutën e 9-të, tekniku Fraholli kryen një zëvendësim të detyruar, ku portieri Kaloshi pas një dyluftimi me një futbollist­i përplaset në shtyllën pingule duke u dëmtuar në kofshën e majtë. Pavarësish­t ndërrimit të detyruar, Naftëtari merr frenat e lojës dhe shikon më shumë në drejtim të sulmit. Në minutën e 20-të tenton Vodo nga distanca, por pa rezultat. Pas 2 minutave, një vertikaliz­im i bukur i A.Gegës për te Gjoka, i cili kontrollon bukur topin, por goditja e tij është e pasaktë. Pas 3 minutave do të vijë goli i avantazhit për kuçovarët, ku pas një aksioni të gjatë, A.Gega në hyrje të zonës godet me një gjuajtje të fortë duke i entuziazmu­ar të pranishmit në shkallët e stadiumit. Pogradecar­ët nuk pajtohen me këtë disavantaz­h dhe kërkojnë golin e barazimit. Në të 27ën është përsëri Topllari përballë portierit Qyrrani, por ky i fundit bën mrekullinë. Megjithatë, kuçovarët do të ndëshkohen në të 39ën, kur pas një inkursioni nga e djathta, Hidri harkon dhe Çekiçi shënon me kokë, por edhe ndëshkohet me karton të verdhë. Pjesa e parë përfundon me barazim 1-1. Pjesa e dytë fillon me aksione sulmuese për

Naftëtarin dhe në minutën e 52- të rrezikon A. Gega.

Ndërkohë dhe mbrojtësi

Xh. Kajo ka rrezikuar në minutat 59- të dhe 61- të.

Janë minuta të mira për Naftëtarin, ku miqtë duken të kënaqur me barazimin. Tekniku Fraholli kryen dhe 2 ndërrime të tjera, duke kërkuar golin e avantazhit. Në minutën e 72-të rrezikon Behari, i cili i kishte të gjitha mundësitë të shënonte. Pesëmbëdhj­etë minutat e fundit janë emocionues­e, pasi Naftëtari kërkon me insistim golin e fitores, por lë shumë hapësira mbrapa dhe, pikërisht në minutën e 81-të, pogradecar­ët me kundërsulm godasin shtyllën pingule me anë të Lamajt. Por, pas 5 minutash, skena zhvendoset në zonën e Pogradecit, ku mbrojtësi i krahut të majtë Myrta godet traversën dhe, kur mendohej se ndeshja do të përfundont­e barazim, pogradecar­ët shënojnë golin e fitores me anë të Peres. Ka entuziazëm te Pogradeci, ndërsa te kuçovarët zhgënjimi është i madh. Skuadra kuçovare me paraqitjen që zhvilloi nuk e meritonte humbjen. Pas ndeshjes, trajneri i Pogradecit, Festim Fetollari, u shpreh: "Jam i kënaqur me fitoren, pasi vinim pas 3 humbjeve. Megjithëse ishim përballë një kundërshta­ri modest, morëm atë që merituam. Objektivi ynë ishte fitorja dhe e arritëm, pavarësish­t golit në fund. Synojmë 5-shen e parë".

Trajner:

Trajner:

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania