Panorama Sport (Albania)

Besa prek fundin, 11 ndeshje pa fitore

Kavajasit janë të fundit, sulmuesit nuk dinë të shënojnë

- FERIZ FERIZAJ

esa ka harruar të fitojë prej muajsh duke shpallur "non grata" golin. Kavajasit nuk kanë arritur dot të fitojnë në sfidën e djeshme përballë Vllaznisë B dhe në këtë mënyrë kanë përfunduar në vendin e fundit në renditje. Sikur të mos mjaftonte kjo krizë e thellë, gjyqtari Labjan Mustafaraj ka masakruar vendësit me një gjykim të turpshëm dhe krejtësish­t të njëanshëm duke treguar një nivel të dobët. Më skandalozi ishte mosdhënia e 11-metërshit në minutën e 38të, gjë që solli reagim të ashpër nga gjithë stadiumi. Nuk e teprojmë të themi se në ndonjë fushë tjetër në kushtet që ndodhet Besa, patjetër që do kishte shpërthyer dhuna ndaj këtij gjyqtari. Përtej këtij fakti, Besa duhet e mund të shënonte, por Onuh, Oshafi, Pasha e të tjerë kanë humbur shumë raste. Fitorja e fundit e Besës është në 21 tetor në Burrel ndaj skuadrës vendëse duke mos triumfuar në 11 takimet e fundit.

NDESHJA - Besa zbriti në fushë përballë një Vllaznie të përforcuar mjaft me futbollist­ë nga skuadra e parë. Pavarësish­t kësaj, kavajasit të bindur

për fitore nisin lojën në sulm. Janë aksione mjaft të bukura duke mbyllur Vllazninë në fushën e saj. Vetëm kaq, pasi në momentet finale më shumë sesa meritë e mbrojtjes mike, është dobësi e sulmuesve kavajas në mos finalizim. Në këtë situatë, mesfushori e

kapiteni Mihani tenton të godasë nga distanca, por portieri Vjerdha reagon mjaft mirë. Duke nisur nga Onuh, me radhë Pasha, Deliallisi apo Cara godasin keq në drejtim të portës mike. Për të ardhur në minutën e 34-t, kur Pasha kërkon të vjedhë një 11-metërsh,

por gjyqtari Mustafaraj reagon duke e ndëshkuar sulmuesin verdhezi. E nëse Pasha stimuloi, kjo nuk ndodhi vetëm 4 minuta më vonë, kur Pasha ndërpritet brutalisht në zonë dhe kur të gjithë pritën 11-metërsh, gjyqtari Mustafaraj irriton gjithë stadiumin

teksa jep rivënie për miqtë. Protesta të shumta nga stafi dhe tifozët verdhezi. Mbyllet kjo pjesë nën kontestime­t e gjëra të publikut ndaj treshes së gjyqtarëve. Me startin e 45 minutave të dyta është përsëri Besa që shtyhet përpara duke kërkuar golin. Miqtë besojnë te

kundërsulm­i me Hajdarin e Dycën, por që paralizohe­n nga mbrojtja verdhezi. Minutat kalojnë dhe Onuh e Oshafi të futur në pjesën e dytë, por edhe Pasha megjithëse rrezikojnë, nuk çojnë dot topin në rrjetë. Pavarësish­t rasteve, ndeshja mbyllet në barazim pa gola.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania