Panorama Sport (Albania)

“Poker” i Vorës, Gramshi dorëzohet shpejt

-

Vora nuk njeh rivalë. Skuadra kryesuese e Grupit A në Kategorinë e Dytë, ka fituar dje me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Gramshit. Sfida e luajtur në Yrshek u dominua plotësisht nga vorakët, që siguruan 3-pikëshin e radhës në ndeshjen e parë të fazës së dytë. Ekipi i drejtuar nga trajneri i suksesshëm, Gerald Çani, shkon në kuotën e 34 pikëve dhe pret ndonjë hap fals të Veleçikut. Edhe pse miqtë nga Gramshi kaluan të parët në avantazh që në minutën e 5-të, Vora përmbysi gjithçka duke shënuar katër gola.

NDESHJA - Takimi nis i qetë. Por, pas vetëm pesë minutash, janë miqtë nga Gramshi që surprizojn­ë dhe kalojnë në avantazh me anë të Gogës, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtje i vendësve. Megjithatë, vorakët vendosin shumë shpejt diktatin dhe arrijnë të barazojnë me anë të sulmuesit kryesor, Gazmend GOLAT: Fuçia 30', 70', 75', Mziu 50'/ Goga 5'

VORA: Sula, Balliu, Pinari, Gjonaj, Mashi, Ferra, Muçollari, Mziu, Fuçia, Sejdini, Isaraj.

Trajner: G. Çani GRAMSHI: Micja, Topalli, Zaimi, Zogu, Bezhani, Goga, Duraku, Hysa, Xhardja, Shukle, Zani.

Trajner: A. Suta GJYQTARË: K.Sheko, E.Pulaj, T.Kasa (Vlorë) VËZHGUES: Pajtim Lapi (Shkodër)

DELEGAT: Endi Hyka (Tiranë)

Fuçia. Pavarësish­t rasteve të tjera, pjesa e parë mbyllet në shifrat e barabarta 1- 1. Me fillimin e së dytës, është Mziu që realizon duke kaluar Vorën në avantazh. Me kalimin e minutave, vendësit janë më të saktë dhe krijojnë raste të tjera. Miqtë duken të pafuqishëm dhe tentojnë në ndonjë rast të dalin me kundërsulm, por e kanë të vështirë. Pas shumë rastesh, në të 70-ën, është Fuçia që realizon golin e tretë dhe pas vetëm pesë minutash vulos fitoren e Vorës me shifrat 4-1. Në 15 minutat e mbetura, vendësit menaxhojnë më së miri lojën, ndërsa miqtë nuk kanë se çfarë të bëjnë më shumë. Në këtë mënyrë mbyllet sfida me fitoren e thellë të Vorës 4-1. Ekipi i drejtuar nga Çani vazhdon të udhëheqë i sigurt drejt objektivit që ka, ngjitjes në Kategorinë e Parë. Besmir Koçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania