Panorama Sport (Albania)

Delvina likuidon Domosdovën për 1 minutë

- GOLAT: DOMOSDOVA: DELVINA: KARTONË TË VERDHË: VËZHGUES: DELEGAT:

Delvina "thyen" Domosdovën për një minutë. Skuadra e drejtuar prej Mehmetit ka mundur në transfertë përrenjsak­ët, duke gjetur në një lloj forme edhe qetësinë pas javës së 13-të. Ata pozicionoh­en në vendin e gjashtë tashmë dhe me 21 pikë të grumbullua­ra. Sakaq, vendësit i komplikojn­ë vetes gjithçka, pasi ngelen të 10-ët me vetëm 13 pikë. Golat e realizuar prej Imerit dhe Andonit në të 29-ën dhe 30-ën minutë u kanë mjaftuar delvinjotë­ve për këtë duel. Edhe pse loja u luajt për 90 minuta, mund të thuhet se gjithçka u përmblodh në këto sekonda. Ndeshja nisi me vrull në fakt dhe me të dyja ekipet që mundohen që të gjejnë avantazhin, por përpjekjet nuk e kalojnë zonën e rrezikut. Rasti i parë serioz u takon vendësve. Në të 28-ën është Stojku i ndodhur në zonë që shfrytëzon më së miri një asist të marrë, por gjuajtja me kokë e lojtarit, "bllokohet" në vijën fatale nga portieri mik. Pas disa sekondave lojë vjen edhe kthesa e madhe e Delvinës, e cila kishte ardhur më shumë se e karikuar në këtë takim. Dy golat e menjëhersh­ëm u japin jo vetëm trepikëshi­n miqve, por edhe komoditeti­n për të menaxhuar pjesën e mbetur të kësaj pjese. Madje, mund të themi që loja vijoi pa emocione, pasi munguan rastet e rrezikshme dhe rrjedhimis­ht golat. Loja u përqendrua për 60 minuta në mesin e fushës, përtej ndonjë përpjekje të dëshpëruar të vendësve për të gjetur minimalish­t golin e nderit, pasi barazimi ishte një misioni gati-gati i pamundur. Vladimir Mema Imeri 29', Andoni 30'

Bogdani, Coka, Dushku ( Kruja 88'), Stojku, Bozha, Karaj ( Spaho 76'), Gurra, Kaca, Cërriku ( Kukli 86', Rira, Kruja. Trajner: E. Karriqi

Zani, Mehmeti ( Mixha 46'), Xhuvani, Bilo, Muzhaj

( Musta 68'), D. Mehmeti ( Muho 86'), Imeri, Cuno, Bibo, Andoni, Braculla. Trajner: D. Mehmeti

Gurra 75'/ Bilo 35', Xhuvani 55', Cuno 65' Gjyqtarë: E. Doda, B. Mesi, F. Kolleshi ( Tiranë)

Vladimir Pashaj (Tiranë) Ilirjan File ( Elbasan)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania