Panorama Sport (Albania)

Zotërinjtë e fushave, ja skuadra që nuk urrehet kurrë

Nga Zaneti e Maldini deri te Pirlo e Henri

-

Futbolli është i përbërë nga një përzierje personazhe­sh që nga ata që ngjallin antipati e deri te ata, më së shumti kampionë, që gëzojnë admirim dhe respekt kudo që shkelin. Më shumë se një lojë, sporti i topkëmbës ndiqet anembanë globit dhe rrjedhimis­ht edhe ata që me paraqitjet e tyre e shndërrojë në një ëndërr për shumë dhe në realitet për një pakicë fatlume që shijon skenat më prestigjio­ze. Një skuadër që do të respektohe­j nga të gjithë është kjo idealja e një ekipi ëndrrash. Një të tillë është munduar ta nderojë edhe e përditshmj­a "The Sun", e cila ka stiluar ekipin e pamundur për t'u urryer. Një formacion me emra që në karrierën e tyre janë respektuar gjithmonë.

Porta

Gjithçka nis nga portieri. Kushdo që luan futboll, edhe në nivel amator e di se sa mall i rrallë janë, aq më tepër kur aftësitë prej kampioni mishërohen me respektin që lojtari ngjall te rivalët dhe tifozët kundërshta­rë. Për një rol të tillë gjithçka do të ishte e sigurt në duart e legjendës së Juventusit, Xhanluixhi Bufon. Mbrojtja

Në të majtë për ekipin e "zotërinjve" më të dashur, pa dyshim Filip Lahm. Mbrojtësi gjerman u largua si kampion bote duke lënë një trashëgimi të rëndë për të riun Kimish. Në qendër besim edhe Karles Pujol, mbrojtës i ashpër në fushë, por një kampion jashtë saj. Kapiten i Barçës së madhe, katalansi do të ishte i duhuri përpara Bufonit. Për të plotësuar repartin e tërhequr duhen bezdisur dy kapitenët e fundit të Milanos, të cilëve Interi dhe Milani nuk u ka gjetur ende pasardhësi­t. Paolo Maldini (qendër) dhe Havier Zaneti në krah do të plotësonin kështu katërshen e të respektuar­ve. Mesfusha

Gjenialite­ti i Andre Pirlos do të ishte i detyrueshë­m për çdo mesfushë ideale, aq më tepër kur flitet për kampionë të padiskutua­r. Fitimtar me Milanin dhe Juventusin, e për më tepër kampion bote në 2006n vendi i tij në regji është i garantuar. Në të njëjtën gjatësi vale Ksavi. Pas një jete te Barcelona dhe shpalljes si kampion bote e Europe me Spanjën e tij, katalanasi ende mbetet

një figurë ikonike, madje edhe në Katarin e largët ku po shpenzon ditët e fundit të një karriere të lavdishme. Reparti plotësohet nga Luka Modriç. Kroati admirohet jo vetëm për cilësitë teknike, por edhe për personazhi­n që përfaqëson kur nuk është i veshur me këpucët e futbollit.

Sulmi

Goleadorët, përveç gëzimit të tifozëve të tyre, shpesh ngjallin antipati te rivalët. Diçka e tillë mund t'i ndodhë kujtdo, por jo për Luis Nazario Da Limën, në artin e futbollit Ronaldo. Braziliani i përfshirë në këtë skuadër të dendur me "gentleman"- ë, për atë që i ka dhuruar futbollit është i respektuar anembanë botës. I njëjti diskutim vlen edhe për Tierri Henri, të cilit ende tifozët e Arsenalit i kushtojnë këngë. Francezi, me vrapimet dhe golat e tij, admirohej nga të gjithë, duke përfaqësua­r denjësisht të gjithë parametrat e një "armiku" që meriton respekt. Formacioni në fjalë nuk mund të mbyllej me askënd tjetër përveç Ronaldinjo­s. Duartrokit­jet dhe publiku madrilen i "Santiago Bernabeut" janë shembulli më konkret mbi respektin që rivali i një jetë i kushton një kampioni, pavarësish­t fanellës që mban veshur...

 ??  ??
 ??  ?? Paolo Maldini dhe Havier Zaneti, në një dyluftim të disa viteve më parë
Paolo Maldini dhe Havier Zaneti, në një dyluftim të disa viteve më parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania