Panorama Sport (Albania)

Notat e Interit

-

HANDANOVIÇ 5 - "Fle" te krosimi i Pandev dhe vetëm traversa i eviton figurën e keqe. I pavendosur, jo si zakonisht, në dalje. KANSELO 6 - Laksalt i bëhet "makth". Arrin, megjithatë, të krijojë disa raste përmes krosimeve. Si gjithmonë, mes më pozitivëve. RANOKIA 5,5 - Preferohet ai në vend të Lisandro Lopez (ndoshta një gabim). Protagonis­t i autogolit në "bashkëpuni­m" me Shkrinjari­n. SHKRINJAR 5,5 - Nëse gabon edhe ai, situata është vërtet dramatike. Mbulon gafat e shokëve në disa raste, por nuk është i qetë si përherë.

D'AMBROZIO 5,5 - Në vështirësi të dukshme teknike. Vërtet që i majti nuk është "terreni" i zakonshëm, por nuk "shndrit" as në mbrojtje. VESINO 5,5 - I dobishëm faktikisht, u ofron gjithmonë një linjë pasimi shokëve të repartit. Me siguri jo më i dobëti kur zëvendësoh­et (nga 61' Rafinja 6 - Hyn mirë në lojë, si fantasist, por më pas kalon në të djathtë ku detyrohet të përdorë të majtën dhe bëhet i parashikue­shëm). GALJARDINI 5 - I sigurt në fazën mbrojtëse, por në pasime "mbytet" nga ritmet shumë të larta për "shijet" e tij. KARAMOH 5,5 - Pati në këmbë topin e avantazhit, por godet si mos më keq. Pjesërisht mirë, por jo aq sa një javë më parë.

BORHA VALERO 5 - Rikthehet në pozicionin e fantazisti­t, por nuk shërben si duhet Ederin e Karamoh (nga 76', Brozoviç pa notë). KANDREVA 5,5 - Spaleti e vendos në një pozicion të papërshtat­shëm me karakteris­tikat e tij (në të majtë). Tenton shpeshherë goditjen, por në pjesën e dytë "eklipsohet" (nga 76', Pinamonti pa notë). EDER 5,5 - Dëshira e mirë nuk diskutohet, por nëse nuk i shkon një pasim i saktë mund të bëjë shumë pak.

TRAJNERI LUÇIANO SPALETI 5 - Kuptohen mungesat, por Interi i tij luan vërtet keq dhe "shuplaka" vjen rrjedhimis­ht. Nuk pritej shumë nga formacioni, por shqetëson qëndrimi i lojtarëve në fushë. Tashmë mund të humbasë edhe vendin "Champions" nëse fiton Lacio.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania