Panorama Sport (Albania)

De Brujne lojtari më efikas në Angli, i jep Sitit 20 pikë

Kejn dhe Morata, dy futbollist­ët e tjerë më decizivë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kevin De Brujne i ka dhënë skuadrës së tij më shumë pikë këtë sezon në Premier Ligë se çdo futbollist tjetër i kampionati­t dhe Mançester Siti do të renditej në vend të katërt pa kontributi­n e belgut. Ai është lojtari favorit për të fituar çmimin e "Lojtarit të Vitit" në Angli dhe statistika­t e "BetStars" konfirmojn­ë edhe njëherë se sa i rëndësishë­m është futbollist­i i Pep Guardiolës. Kompania e basteve "BetStars" ka bërë një studim të kontributi­t të secilit futbollist të Premier Ligës dhe nëse golat e tyre apo asistet e kanë ndihmuar skuadrën që të barazojë apo fitojë. Dhe me 7 golat dhe 14 asistet që De Brujne ka kontribuar këtë sezon, 10 kanë kontribuar në fitoren e skuadrës së tij, ndërsa ai i ka dhuruar ekipit 20 pikë. Djemtë e Pep Guardiolës renditen në krye të klasifikim­it, 16 pikë përpara vendit të dytë, Mançester Junajtid, por pa golat e De Brujnes, ata do të pozicionoh­eshin në vend të katërt pas Çelsit. Në vend të dytë të këtij klasifikim­i renditet Herri Kejn që i ka dhuruar 17 pikë skuadrës së Totenhemit me 23 golat e shënuar këtë sezon. Dhe surpriza është renditja në podium e Alvaro Moratës (16 pikë), pavarësish­t se sulmuesi i Çelsit ka munguar gjatë javëve të fundit si pasojë e një dëmtimi. Spanjolli nuk ka shënuar asnjë gol në Premier Ligë gjatë vitit 2018, por 15 golat dhe asistet e tij u kanë siguruar kampionëve 8 fitore

gjatë këtij sezoni. Siti ka edhe dy futbollist­ë të tjerë në 10shen e parë, me Serxho Agueron që renditet i katërti dhe Rahim Sterling në vend të shtatë. Romelu Lukaku është i vetmi lojtar i Mançester Junajtid që i ka siguruar 14 pikë skuadrës së tij, ndërsa Mohamed Salah, i cili ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë

me fanellën e Liverpulit, ka kontribuar në fitimin e 13 pikëve për skuadrën e tij. Në vend të 10- të gjendet Uejn Runi. Sulmuesi i Evertonit ka fituar 10 pikë për skuadrën e tij nga 12 golat dhe asistet e kombinuara së bashku. Aleksandre Lakazet e ka humbur vendin e tij në skuadrën e parë pas ardhjes së Pierr-Emerik

Obamejangu­t, por sulmuesi francez është lojtari më i rëndësishë­m i "topçinjve" me 6 pikë të fituara. Një emër surprizë që qëndron lartë në listë është Xhordon Ajbi i Bornmëthit. Pavarësish­t se ai ka shënuar vetëm 1 gol në Premier Ligë, me 6 asistet e tij ka kontribuar që skuadra e Edi Haut të fitojë 10 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania