Panorama Sport (Albania)

Reali, në sulm për... 6000 gola

Zidan: E lodhshme të jesh trajner i Realit, fitorja me PSG-në na jep shumë besim

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali i Madridit mund të shkruajë emrin e tij në faqet e rekordeve të La Ligës ditën e sotme. Klubi "galaktik" që nga fillimi i kampionati­t në vitin 1928 ka arritur të shënojë 5977 gola. Vetëm 3 i duhen për të arritur një shifër rekordi, në mbrëmje ndaj Betisit. Lojtari i parë që shënoi për Realin ishte Hamie Lazkano, në javën e parë të kampionati­t 19281929 kundër C. D Europa. Madrilenët fituan 5- 0 dhe Lazkano shënoi 4 nga 5 golat e ndeshjes. Pas 22 vitesh, madrilenët arritën të shënonin golin e 1000-të me autor Pahinjon. Ishte 5 nëntori i 1950-ës kur Reali triumfoi 2-5 me Atletikon e Bilbaos në "San Mames". Gento shënoi golin e 2000-të në fitoren 3-1 ndaj Pontevedra­s. Në vitin 1982, Huan Gomez shënoi golin numër 3000 në kampionat, ndërsa goli i 4000-të erdhi 12 vite më vonë dhe mbante firmën e Ivan Zamoranos. Në listën e golave të rëndësishë­m nuk mund të mungonte Raul, i cili shënoi golin e 4500-të, ndërsa Guti dërgoi topin në rrjetë për herë të 5000. Nga goli i 5000-të deri tek shifra 6000 është një kohë e shkurtër (nëse arrihet ndaj Betisit), pasi kanë kaluar 363 ndeshje.

Zidan- Fitorja ndaj PSG-së, rrotacione­t, momenti i kthesës dhe formacioni ishin disa nga temat kryesore të konferencë­s së trajnerit Zinedin Zidan në prag të ndeshjes me Betisin. Por, Zizu lëshoi edhe një deklaratë të befasishme. "Të jesh trajner është punë e lodhshme, aq më shumë kur je trajner i Realit. Presioni është i madh, por unë po e shijoj këtë moment dhe dua të bëj më të mirën. Nuk mendoj për të ardhmen, por dita-ditës dhe për ndeshjen e ardhshme. Formacioni? Nuk them asgjë për këtë temë. Unë kam shumë lojtarë, të cilët duan të aktivizohe­n të gjithë. Një herë luan Bejl si titullar, një herë luan Isko dhe herë tjetër Asensio",

tha Zidan. Trajneri i Realit foli gjithashtu edhe për Ronaldon. "Është një lojtar mbi të cilin nuk mund të dyshosh kurrë. Bën gjithmonë detyrën e tij në fushën e lojës. Nuk e di nëse ky është momenti i tij më i mirë i sezonit, por ai e di shumë mirë që kanë mbetur

shumë ndeshje deri në fund të kampionati­t dhe të Ligës së Kampionëve. Betis? Do të kisha dashur më shumë kohë për ta përgatitur ndeshjen, por fitorja me PSG-në na jep besim për të ardhmen", ka thënë trajneri Zidan në konferencë­n për shtyp.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania