Panorama Sport (Albania)

Barcelona, sa shumë vuajtje për 3 pikët kundër Eibarit

Katalanasi­t nuk shkëlqejnë, por bëjnë detyrën

-

Barcelona ka marrë 3 pikë shumë të vlefshme përballë Eibarit, që për të thënë të vërtetën luajti më mirë se katalanasi­t kur ishte me 11 lojtarë në fushë, por edhe kur mbeti me 10 për shkak të kartonit të kuq ndaj Orejanës. Rezultati 02 është e vetmja gjë pozitive nga pasditja e djeshme dhe Ernesto Valverde duhet të nxjerrë mësime të mira përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve. Sepse përballë do të ketë një ekip të fortë si Çelsi i Antonio Konte. Falë dy golave të Suarezit dhe Albës, Barcelona arriti të rikthehej te fitorja pas 2 barazimesh radhazi duke mbajtur të njëjtën distancë me ndjekësit më të afërt (pavarësish­t rezultatit të Atletikos). Valverde tha se do ta luante këtë ndeshje sikur të ishte e fundit në jetën e tij dhe kishte hedhur në fushë formacioni­n më të mirë. Pa bërë rrotacione, madje duke mbajtur Kutinjon në stol, edhe pse ai nuk luan dot në

Champions. Goli i Suarezit që në minutën e 16-të krijoi idenë se katalanasi­t do të dominonin dhe do të bënin goleadë. Pas një topi perfekt nga ana e Mesit, uruguaiani depërton në zonë duke dribluar edhe portierin, për ta ndalur topin në rrjetë. Megjithatë, Eibari vuri në rrezik avantazhin

e Barcelonës disa herë dhe për më tepër goditi shtyllën, po ashtu siç bëri edhe Lionel Mesi. Barcelona kishte probleme në mesfushë dhe humbi shumë topa, aq sa Eibari u bë i rrezikshëm dhe krijoi volum loje. Këta të fundit ishin të pasaktë në finalizimi­n e aksion-

eve. Por, për të larguar makthet dhe fantazmat e kësaj ndeshjeje mendoi Alba, i cili nuk gaboi dhe shënoi golin e dytë në fundin e sfidës. Një rezultat që jep qetësi për kampionati­n, por jo shumë garanci për duelin në mesjavë në Ligën e Kampionëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania