Panorama Sport (Albania)

Tirana mposht Gogën, Flamurtari rrëmben kreun

Studenti surprizon Vllazninë, i rrëmben vendin e "play-off"

- KASTRIOT BRAHIMAJ

Pas një pushimi të gjatë, prej afro 2 muajsh, është rikthyer Kampionati Kombëtar i Basketboll­it për femra. Janë luajtur dje tri takimet e javës së 11-të për Grupin A, ku ka spikatur supersfida mes Tiranës dhe Goga Basket, që tri javë më parë ishin përballë njëra- tjetrës në finalen e Kupës së Shqipërisë. Këto janë dhe dy skuadra që po synojnë titullin dhe vinin në këtë sfidë me objektivin për ta fituar atë, por bardheblut­ë ishin më favoritë, duke qenë se luajtën në fushën e tyre, me një vendosmëri të jashtëzako­nshme për ta fituar takimin. Por një sfidë për këto dy skuadra është Flamurtari kampionia në fuqi, që ka fituar në fushën e vet ndaj Skënderbeu­t, ndërkohë që interesant­e ka qenë edhe sfida e luajtur në Shkodër mes Vllaznisë dhe Studentit, që luajnë për një vend në "play off" dhe ka surprizuar Studenti me kapitenen Aida Vata, që i ka dhënë fitoren me dy pikët e saj vendimtare (6058). Kështu që kjo javë ka dhuruar surpriza e emocione, duke ngjeshur edhe

kreun e renditjes. Tirana ka mposhtur sërish Goga Basket, këtë herë me shifrat 5847, suksesi i dytë brenda 3 javëve, pas atij të arritur në finalen e Kupës së Shqipërisë. Një fitore e merituar e skuadrës bardheblu, e cila, për momentin, u gëzohet

vetëm 3 pikëve, pasi skuadra kryeqyteta­se vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë në renditje. Ndeshja ka nisur me një furi pikësh nga mikeshat durrsake, por që më pas u dominua nga Tirana, që u shkëput 17-9 në periodën e parë dhe më pas thelloi shifrat në 37- 16. Ky avantazh bën që pjesa e dytë të jetë një formalitet, edhe pse durrsakët ngushtojnë shifrat dhe rihapin ndeshjen, por nuk kanë forcën t'i përmbysin ato. Tirana është superiore në parket dhe kor një fitore të rëndësishm­e, duke e ngushtuar në një pikë diferencën me kryesueset. Flamurtari, pas humbjes së pësuar në transfertë­n me Tiranën, është rikthyer te fitorja në ndeshjen e luajtur dje në shtëpi ndaj Skënderbeu­t. Fitorja ndaj korçareve me 20 pikë diferencë (71-51) i ka siguruar ekipit vlonjat edhe një herë kryesimin.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania