Panorama Sport (Albania)

Teuta e Partizani luajnë për "play off"-in

-

Grupi A1 - Tirana është sforcuar pak për të mundur Lushnjën, 30, në ndeshjen e zhvilluar në "Llazar Llupo" të Krutjes. Në setin e parë lushnjaret shkuan deri në 5-0. Më pas, rivaliteti ishte shumë i madh. Tirana ka arritur të barazojë 21-21 dhe 22-22. Bardheblut­ë e Gorencës kanë fituar në fund 25-23. Në dy setet e tjerë, Tirana s'e ka pasur të vështirë fitoren. Ka përfunduar me fitoren e kryeqyteta­seve sfida mes Teutës dhe Partizanit. Dueli mes tyre përfundoi 3:0 në favor të Partizanit, edhe pse pritej më shumë nga vendaset, duke pas parasysh ndeshjet mjaft me rivalitet që kanë zhvilluar këto dy ekipe vitet e fundit. Që në setin e parë, lojtaret e Partizanit tregojnë që kanë tjetër ritëm. Me një Teutë që reagon për pak çaste të lojës, në fund kemi një sfidë të dominuar nga vajzat e Partizanit që triumfojnë. I treti nis shumë keq për Teutën. Nuk ka më vend për surpriza, sepse edhe ky fraksion loje fitohet nga skuadra e trajnerit Roland Tarja. Barleti Volej e ka pasur mjaft të vështirë fitoren në setin e parë ndaj vajzave shkodrane, teksa e ka mbyllur 27-25, por më pas ajo ka dalë në lojën e saj duke triumfuar lehtësisht. Ajo ka triumfuar 3-0 me setet 27-25, 2513, 25-14. Skënderbeu fiton 30 me dibranet. Grupi A2- Skuadra e Mirditës korri sot fitoren e 6-të sezonale në kampionati­n e Grupit A2 në volejboll për femra, duke hedhur një hap të rëndësishë­m drejt rikthimit në A1 sezonin tjetër. Volejbolli­stet mirditore fituan 3-1 (2521, 22-25, 25-15, 25-15)ndaj Flamurtari­t në takimin e javës së gjashtë të kampionati­t, duke qenë skuadra e vetme e pamposhtur në këtë kategori. Humbje e papritur e skuadrës së Vlora Vollej, që u mund 3-0 (2523, 25-13, 25-21) në Elbasan nga skuadra vendëse, humbje që ka zbritur skuadrën vlonjate nga vendi i dytë. Nga kjo humbje e Vlorës përfitoi Apolonia, që falë suksesit 3-0 (25-13, 25-19, 25-6) ndaj Divjakës, ngjitet në vendin e dytë dhe shpreson ende për një vend në A1 sezonin tjetër. Sfida u dominua nga volejbolli­stet fierake, që ishin gjithnjë superiore në fushë. Alban Alushi,

Roland Gjini, Llazi Saro

DJE

DJE

JAVA E 6-të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania