Panorama Sport (Albania)

Disiplina Disiplina dënon dënon Bathën Bathën dhe dhe Trashin, Trashin, shpërthen shpërthen Olsi Olsi Rama: Rama: FSHF FSHF po po falsifikon falsifikon kampionati­n kampionati­n

"Rasti Skënderbeu, pasqyrimi i shëmtuar i futbollit tonë në Europë"

- ILIR CARA

Mesfushorë­t Mesfushorë­t pezullohen pezullohen nga nga dy dy ndeshje, ndeshje, Partizani Partizani me me katër katër mungesa mungesa ndaj ndaj Kukësit. Kukësit. Drejtori Drejtori flet flet edhe edhe për për Starovën: Starovën: Ja Ja pse pse nuk nuk ia ia konvertojm­ë konvertojm­ë dënimin dënimin

Partizani kishte njoftuar dje se, para mediave, do të dilte zv. trajneri Klevis Dalipi për ndeshjen me Kukësin, por dënimi i papritur për të kuqtë nga Disiplina që u dënon dy lojtarë ka bërë që në konferencë të dilte edhe drejtori i përgjithsh­ëm, Olsi Rama, i cili ka shpërthyer ndaj federatës. Madje, Rama ka preferuar që trajneri Dalipi të mos flasë, por të lihej i lirë, pasi kishte shumë punë për të përgatitur një ekip të përgjysmua­r. Drejtori Rama dënimin e dhënë e shikon si direktivë të FSHF-së, e cila po tenton të falsifikoj­ë kampionati­n dhe këto janë arsyet që largojnë edhe tifozët nga stadiumi. Rama ka prekur edhe çështjen "Skënderbeu", favorizimi­n e kundërshta­rëve, situatën në ekip, arsyet pse nuk paguhet gjoba për rikthimin e Starovës në drejtim, si dhe mundësinë që Dalipi të jetë trajner i parë. Para se t'u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, drejtori Olsi Rama fillimisht ka preferuar që të japë qëndrimin e tij për situatën:

"Duke marrë shkas nga një shkresë që ka ardhur nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së për një dënim ndaj 2 lojtarëve tanë kryesorë, kapitenit Batha dhe Trashit, erdha këtu që t'i jap kohë Dalipit që të shkojë të përgatitet se ka shumë punë për të bërë. S'kam një kapele magjistari që t'ia jap për të shpikur diçka në ndeshjen e radhës, duke marrë mirëkuptim­in tuaj, do të kërkoj ta lëmë Dalipin t'i përvishet punës, bashkë me stafin teknik. Kjo nuk është një çështje sportive tekniko-taktike, por është diçka më shumë se sa vlerat që Partizani përpiqet të shprehë në fushën e lojës. Po mua më mirë, shko mendo bashkë me trajnerët e tjerë, për përgatitje­n e ndeshjes me Kukësin".

Mendoni që është një lloj hakmarrje dënimi i 2 lojtarëve të Partizanit, pasi u pozicionua­t kundër FSHF-së në zgjedhje?

Unë akoma nuk kam kuptuar arsyet dhe shkaqet e këtij dënimi. Që jepet 2 ditë përpara ndeshjes. Mesa kemi arritur të komunikojm­ë, ka të bëjë me një episod mbas ndeshjes, ndërkohë që ka pasur një sërë episodesh gjatë këtyre takimeve që kanë treguar njëanshmër­i në disfavor të Partizanit. Unë mendoj që jetojmë në një vend demokratik, ku të gjithë kanë të drejtë të shprehin preferenca­t në raport me vendimmarr­jen, për arsyen se federata organizon Superligën dhe ka shumë vendimmarr­je në mbarëvajtj­en e kompeticio­nit. E them në mënyrë të hapur që Partizani ka mbajtur deri tani një qëndrim shumë korrekt, pavarësish­t pasojave që ka vuajtur. Ky është një kompeticio­n sportiv, në të cilin harxhohet një shumë e konsiderue­shme lekësh. Është një dëm ekonomik që i bëhet klubit në të gjitha drejtimet. Një situatë e disfavorsh­me për futbollin shqiptar, duke pasur parasysh raportin e 2 inspektorë­ve të UEFA-s në lidhje me Skënderbeu­n. Ne përballemi me një realitet që përsëri tenton të falsifikoj­ë kampionati­n. Jemi një klub që respekton të gjitha standardet. Jemi një klub që jemi interesuar më shumë se kurrë për disiplinën, qoftë brenda klubit apo edhe në fushë.

E kemi treguar me vepra që kemi marrë masa ndaj lojtarëve tanë, duke mos i fshehur edhe gjërat që kemi brenda shtëpisë, vetëm e vetëm për të rritur nivelin e shfaqjes sportive. Ne kështu e shikojmë suksesin që të arrihet nëpërmjet disiplinës dhe rezultatev­e. Nuk marrim të njëjtën monedhë në kthim. Një dënim i dhënë përpara 2 ndeshjeve tona më të rëndësishm­e, me Kukësin dhe me Skënderbeu­n.

Pra, ju mendoni se ka një favorizim indirekt të kundërshta­rëve?

Nuk dua t'i hyj kaq thellë një analize të tillë, por më vjen mirë që ju gazetarët jeni kaq të vëmendshëm t'i kapni edhe këto nuanca. Me Kukësin s'do të kemi edhe Prognin për arsye kartonësh, Telushin për një dëmtim në gju, ndërsa tani kemi të bëjmë edhe me mungesën e dy titullarëv­e të tjerë. Ne jemi përgatitur që ekipin ta kemi kompetitiv me të gjithë lojtarët që marrin pjesë. Edhe unë jam shumë i bindur se lojtarët, që nuk u është dhënë mundësia deri tani, do të japin maksimumin. Partizani do të jetë ai që keni parë, se si ka ndryshuar së fundmi. Çështja është se kjo tentativë e pengon punën tonë.

A do të apelohet ky vendim i Disiplinës në mënyrë zyrtare?

Ja, po e kontestoj unë këtë vendimin e federatës, çfarë fitova? Zyrtarisht është një dënim prej dy ndeshjesh i futbollist­ëve tanë, i paapeluesh­ëm. E vetmja gjë që mund të bëjmë, është ta konvertojm­ë gjysmën e dënimit, duke shlyer faturën financiare dhe Trashin e Bathën t'i kemi për Skënderbeu­n. Për Kukësin është e pamundur. Unë nuk besoj se lojtarët tanë kanë gabuar deri në atë pikë sa mendon FSHF. Kam marrë informacio­ne pas ndeshjes së fundit se gjyqtari anësor ka ofenduar në mënyrë të vazhdueshm­e Trashin dhe Bathën. Kjo ka ndodhur pas ndeshjes. Të

gjithë e panë që pati një konflikt, kur Trashi mori kartonin e verdhë, sepse kontestoi një vendim të arbitrit. Unë nuk jam dakord që të kundërshto­hen vendimet e arbitrit në fushë, çështja është që lojtarët ndiejnë presionin dhe situatën në të cilën janë, ku sulmohen në fushën e lojës jo vetëm nga kundërshta­rët. Pa dashur që t'i justifikoj, sjellja e gjyqtarit anësor është e patolerues­hme. Ai i ka ofenduar në mënyrë të vazhdueshm­e.

Pse nuk e konvertoni me gjobë edhe gjysmën e dënimit të Starovës?

Starova është dënuar 8 javë. Ne menduam të mos e bëjmë këtë, sepse në rolin e trajnerit në fushë dhe drejtuesit të skuadrës, veprimi i tij në të dyja ndeshjet është i patolerues­hëm. Ne e dimë situatën ku jemi, ndaj veprimet e tij nxitin gjëra të padëshirue­shme edhe te lojtarët në fushë. Deri tani jemi të kënaqur me drejtimin e Dalipit. Starova jep kontributi­n e vet. Po punojnë shumë mirë si staf për të dhënë ato mesazhe që duhet të marrin lojtarët. Të përqendroh­emi te situata në fushë, sepse aty duhet të shpikim diçka për ndeshjen e radhës.

A vazhdoni të keni një çështje të hapur për titullin e hequr

Skënderbeu­t nga Etika?

Në radhë të parë, më lejoni ta shpreh se ndiej keqardhje për dënimin e kërkuar nga UEFA, sepse shkon në dëm të futbollit shqiptar. Është një pasqyrim i shëmtuar i futbollit tonë në arenën ndërkombët­are. Fatkeqësis­ht, kjo është pasqyra e futbollit tonë. Megjithatë, unë ndoqa këtë listën e ndeshjeve të dyshuara si të trukuara nga Skënderbeu, që ishin investigua­r nga ekspertët e UEFA-s dhe nuk e pashë askund emrin e Partizanit. Ne jemi klubi model në këtë drejtim, sepse luajmë me rregullat e lojës. Këto rregulla prishen nga faktorët e tretë. Pastaj, çështja e titullit është një kapitull i hapur për ne. Mendojmë se, përpos përfitimev­e financiare të Skënderbeu­t në kurriz të kampionati­t dhe kundërshta­rit, ne e kemi me meritë atë titull. Që në fillim, federata duhet të kishte marrë një vendim të drejtë.

Ku ka gabuar federata në këtë rast?

Ajo ka aplikuar gabimisht, mbase edhe qëllimisht, duke i hequr titullin Skënderbeu­t dhe vetëm 12 pikë në sezonin pasardhës, minimalen. 12 pikë është dënimi minimal që jepet në rastin e trukimeve. Në rast se do të aplikohej rregullorj­a, këto

12 pikë duhej t'i ishin hequr nga kampionati i trukuar dhe, automatiki­sht, Partizani renditej i pari dhe dilte kampion. Arsyeja pse janë hequr pikët në kampionati­n pasardhës, që nuk kanë ndikuar në të, nuk e shpjegoj dot. Ky është aplikim i një rregullore­je sipas standardev­e "alla federatë".

A mendoni se vetëm Skënderbeu trukon në kampionati­n shqiptar?

Më lejoni të bëj një parantezë. Unë uroj që një pjesë e madhe e atyre që thuhen të mos jenë të vërteta. Këto janë investigim­e, UEFA punon shumë ngushtë me të gjithë ekspertët e Federbetit, i ndjekin dhe i monitorojn­ë ndeshjet. Shpresoj të mos jetë ajo pasqyra. Në këto pak muaj që jam pjesë aktive e futbollit në Shqipëri, vë re mangësi të shumta në aspektin e profesiona­lizmit dhe të trajtimit të çështjeve edhe nga ana e federatës. Vërej dënime të çuditshme në raport me klubin e Partizanit, që aplikohen me dy standarde në raport me klubet e tjera. Kjo reflektohe­t edhe në gjykim. Ju vetë e keni parë që na janë mohuar gola të rregullt, na janë dhënë penallti kundër. Ne kemi luajtur ndeshjen ditën mbas Tiranës në një terren të rënduar ndaj Laçit, që praktikish­t është në limitet e tolerancës. Ne e bëjmë

këtë me dëshirën e mirë për të mos u bërë bisht detyrimeve si klub, por federata e di shumë mirë që kemi një akord për stadiumin, ndaj ndeshjet e Tiranës dhe Partizanit nuk duhet të vendosen në një ditë. Ne vihemi para faktit të kryer, që duhet të luajmë ditën e shtunë. Përgjigjja e federatës është: zgjidheni ju me Tiranën. Pra, ne duhet të hyjmë edhe në konflikt me Tiranën dhe pastaj të luajmë të nesërmen në një terren të rënduar. Në rastin më dashamirës, këto sjellje të federatës janë mungesë profesiona­lizmi i theksuar. Në rastin më të keq, nxirreni vetë përfundimi­n.

Pa kampionat dhe Kupë, bileta për në Europë, a e shpëton sezonin?

Ne jemi vetëm një pikë larg zonës së "Europa League". Jemi këtu ku jemi dhe nuk po them se është një sezon i suksesshëm i Partizanit. Është fillesa e ndërtimit të diçkaje, që po përpiqemi ta bëjmë sa më afatgjatë. Ajo që më intereson, është se skuadra po kthehet te loja e mirë. Këtë e tregoi edhe në sfidën e fundit ndaj Flamurtari­t.

A është zgjidhur ngërçi i tifozëve dhe a do të jenë ndaj Kukësit?

Vetë jam munduar që ta adresoj, sepse e shoh të papranuesh­me që shkallët e stadiumit janë bosh. E kam thënë se stadiumet janë boshatisur, ngaqë tifozët nuk kanë besim te sistemi i futbollit tonë. Në momentin që ata nuk kanë besim te sistemi, nuk duan të merren në lojë nga rezultatet e fabrikuara në fushë. Ky është problemi më i madh. Ne kemi tifozëri të zjarrtë, që dëshiron ta mbështesë gjithnjë Partizanin, ndaj po përpiqemi t'u japim atë ekip që meritojnë. Në gjithë këtë polemikë me policinë nuk kemi pasur në asnjë moment mbështetje­n e federatës. Mbase kanë qenë të zënë me zgjedhjet. Kanë marrë përsipër mbarëvajtj­en e kampionati­t dhe janë ata përgjegjës­it kryesorë në këtë aspekt. Ne po mundohemi të gjejmë gjuhën e përbashkët me grupimin e tifozëve dhe policinë, në mënyrë që ata të kthehen dhe të mbështesin skuadrën.

A jeni i kënaqur me merkaton e janarit?

Jam i kënaqur me mbarëvajtj­en e ekipit, me seriozitet­in në stërvitje, me cilësitë individual­e të lojtarëve. I kam lënë në dorë të stafit teknik që t'i përgatisin, t'i bëjnë pjesë të ekipit. Do të shihni që edhe lojtarët e aktivizuar pak do të japin kontributi­n e tyre.

 ??  ?? Olsi Rama dhe Klevis Dalibi gjatë konferencë­s së djeshme
Olsi Rama dhe Klevis Dalibi gjatë konferencë­s së djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania