Panorama Sport (Albania)

Apolonia jep leksione, Kashami: Ja suksesi ynë

Trajneri: Besoja shumë te lojtarët, ky është ekipi që dua

- BUJAR RAMA

ërtej paragjykim­eve, hamendësim­eve, aludimeve, Apolonia e ka dhënë provën e duhur në momentin e duhur duke fituar në Berat. "Po kjo ndeshje? E shiti Tomori?", - një pyetje retorike nga fierakët pas dëshmisë që dhanë në këtë takim. Apolonia ka fituar në Berat,në një ndeshje mes rivalësh të drejtpërdr­ejtë dhe skuadra e Kashamit ka dominuar gjithë takimin, duke u ngjitur në +5 pikë nga vendi i katërt dhe ka të sigurtë 5- shen e parë dy javë para përfundimi­t të fazës së dytë. E kush e besonte në fillim të sezonit? Mbase as vet "arkitekti" i kësaj skuadre, trajneri Kashami. Fitorja në Berat ka qenë vula definitive dhe përligjja e gjithë deklarimev­e të tij të mëparshme: "Nuk e diskutojmë pesëshen e parë, por do synojmë 2- 3 vendet e para!". Ndaj Tomorit ka qenë një fitore prestigji dhe rehabiliti­mi për Apoloninë.

KASHAMI - "Dua ta falënderoj të gjithë skuadrën: kolegët e mi, drejtuesit dhe mbi të gjitha lojtarët. Këtyre të fundit sidomos, dua t'i përgëzoj, t'u shpreh mirënjohje­n dhe një mijë falënderim­e për atë që kanë bërë! E kam besuar qysh në fillim që do krijonim grup, këtu e ka pasur zanafillën besimi im, ndaj nuk kam pasur kurrfarë frike në deklarimet mbi objektivat e sezonit. E kam njohur mirë Apoloninë para se ta drejtoja, mentalitet­in e saj, po aq sa dhe e njoh mirë këtë kampionat. Për gjithçka, e them sinqerisht, është meritë absolute e këtyre djemve dhe unë jam veç i pari mes të barabartëv­e", - perifrazon Gjergj Kastriotin trajneri Kashami. Për ndeshjen me Tomorin, trajneri i Apolonisë flet po aq me superlativ­a për shfaqjen e skuadrës së tij në fushë. "Me Tomorin jemi treguar një ekip cinik dhe pragmatist. E kemi ndërtuar lojën me shumë kujdes dhe e kemi dominuar gjatë të gjithë takimit, një skuadër rivale direkte. Më së paku, çdo 5 minuta lojë kemi krijuar një rast. Si trajner, gjithmonë kam qenë i dhënë fort pas transferta­ve, pasi atje duket karakteri i skuadrës dhe me 4 fitore jashtë fushës sonë deri tani, them sërish se ky është ekipi që dua", - përfundoi trajneri Kashami.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania