Panorama Sport (Albania)

Luksi i Bajernit, 278 milionë euro në pankinë

Nga Vidal e Hames, bavarezët dinë të fitojnë edhe pa ata

-

Bajerni i Mynihut ar riti të triumfonte me rezultatin 1-2 kundër Volfsburgu­t në transfertë. Bavarezët vuajtën kundër "Ujqërve" duke shënuar golin e fitores në minutën e 91 me 11-metërsh. I zakonshmi Robert Levandovsk­i shënoi golin vendimtar duke bërë atë që Roben nuk bëri në fillim të pjesës së dytë nga pika e bardhë, ku u ndal nga portieri vendës. Bajerni fluturon drejt titullit kampion, vetëm 4 fitore i duhen për ta siguruar atë matematiki­sht. Jup Hejnkes nuk aktivizoi plot 8 titullarë, duke bërë një rrotacion masiv. Dhe pse këtu nuk përfshihen Manuel Nojer që mungon nga tetori i vitit të kaluar, Arturo Vidal dhe Hames Rodrigez nuk udhëtuan fare për ndeshjen e së shtunës në Volfsburg. 72-vjeçari u shpreh pas ndeshjes se gjithçka ishte e llogaritur mirë nga ana e tij dhe se nuk i druhej një humbje të ekipit që ai drejton. Sipas të dhënave të "transferma­rkt", në stolin e Bajernit qëndronin lojtarë me vlerë 278 milionë euro. Pa dyshim një ekip për t'u pasur zili, jo vetëm në kampionat, por dhe nga disa klube të tjerë në Europë. Dhe pse me Robert Levandovsk­in, Mats Humels, Zherom Boateng, Tomas Myler, David Alaba, Joshua Kimish, bavarezët morën 3-pikëshin e radhës. Gjermanët janë të pandalshëm në kampionat dhe trajneri mund t'i lejojë vetes një eksperimen­t të tillë. Bajerni do të luajë të gjitha kartat e tij në ndeshjen e së martës kundër Beshiktash­it në Champions. Kampionët do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë. Me një ekip të kompletuar dhe me një infermieri të boshatisur, ata janë gati për sfidën e radhës, ku synojnë vetëm fitore. Siç e dihet, Hejnkesit i pëlqen të fitojë me 0 gola të pësuar, një faktor kyç

ky në përballjet direkte dhe Bajerni nuk do kurrsesi të futet në ujëra të turbullta duke vënë në rrezik kualifikim­in. Kujtojmë që turqit vijnë në "Allianz Arena" pa praninë e tifozëve të tyre, një masë kjo e marrë nga UEFA për të siguruar një

mbarëvajtj­e normale të takimit. Ekipi turk rrezikon përjashtim­in në rast se përsëriten skenat e dhunës të ndeshjes së vitit të kaluar në stadiumin e Lionit, ku tifozët vendës dhe ata udhëtues u përfshinë në një sherr masiv që nuk kaloi pa pasoja.

Megjithëse shumë pak mendojnë që në stadium s'do të ketë asnjë tifoz turko-gjerman në impiantin gjigant të Mynihut ditën e martë, ku policia do të ndërmarrë disa masa ekstreme në kontrollin fizik të çdo personi që do të shkojë për të ndjekur takimin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania