Panorama Sport (Albania)

Luzi në krizë, Partizani B nuk di të shënojë

LUZI 2008-PARTIZANI B

- Aldo Buzi

Pas humbjes së javës së kaluar me Klosin në shtëpi, pritej që dje përballë Partizanit B vendësit të reagonin, por nuk ndodhi. Kjo sfidë ishte dhe debutimi në pankinën e Luzit i trajnerit të ri Lorenc Pasha, ish-futbollist i Shkumbinit e Egnatias. Ndryshe nga takimet e mëparshme, tekniku i ri kishte bërë disa ndryshime në skemë. Ky takim mund të quhet edhe ai i rasteve të humbura. Vendësit u munduan të organizohe­n minutë pas minute, por miqtë u treguan të saktë në veprime. Të kuqtë e drejtuar nga Genc Mahmutaj e përqendrua­n lojën nga krahët për të gjetur golin, por finalizimi ishte i dobët. Edhe pse u dha një minutë shtesë, asgjë nuk ndryshoi dhe 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura. Pjesën e dytë, Luzi e nisi me po të njëjtët lojtarë, ndërsa për të kuqtë, në vend të Mamellarit, u fut Gjeçi që i dha freski mesfushës. Vendësit mund të kishin zhbllokuar takimin me O.Xekën, Çullhajin e Gjuzin që nuk shënjestro­jnë si duhet. Kurse kryeqyteta­sit rrezikuan në dy-tre momente me Arbanën, Bajramin e Përkeqin, të cilët ndalen nga portieri Bushi, që ishte në një ditë të mirë. Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Partizani B siguron një pikë me vlera në transfertë dhe renditen në vendin e katërt me 22 pikë, ndërsa Luzit me një diferencë prej 9 pikësh me Vorën kryesuese, i duhet ende shumë punë për t'u rikthyer te fitoret. Megjithatë, duhet thënë se u zhvillua një lojë e fortë dhe me raste nga të dy ekipet.

LUZI 2008: T. Bushi, Mersini, Lecini, Sulaj, Xhakolli, Gjuzi ( Mosha 88'), Koka, O. Xeka, Gjoni, Çullhaj, Sina ( Kurti 65').

Trajner: L. Pasha

PARTIZANI B: Baçi, Çaçi, Pëllumbi, Bajo, Bejko, Arbana ( Perkeqi 74'), Balla, Hasa, Kumanova, Mamellari ( Gjeçi 46'), A. Hoxha ( Bajami 60').

Trajner: G. Mahmutaj

KARTONË TË VERDHË: O. Xeka 59', Gjoni 76', Lecini 85'

GJYQTARË: Eg. Spahiu, A. Zalla, Erg. Spahiu ( Tiranë)

VËZHGUES: A. Molla ( Tiranë) DELEGAT: F. Shkupi ( Durrës)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania