Panorama Sport (Albania)

Gjermanët duan çerekfinal­en e 7-të radhazi

-

- Beshiktash­i u bë klubi i parë turk që fiton fazën e grupeve këtë sezon.

- Kjo është hera e 14-të që Bajerni shkon në 1/8-at dhe kampionët e Gjermanisë, që e mbyllën në vend të dytë në Grupin B, do të tentojnë të kualifikoh­en në çerekfinal­e për herë të 7-të radhazi. - Bajern-Beshiktash është i vetmi duel i 1/8-ave mes dy ekipeve kampione në kampionate­t respektive.

- Këto dy skuadra janë përballur vetëm një herë në fazën e grupeve të Champions-it gjatë sezonit 1997/' 98. Të dyja takimet i fitoi Bajerni.

- Rekordi i Bajernit në fazën e 1/ 8-ave është 10 fitore, 3 humbje. - Kjo është hera e parë që Beshiktash­i kualifikoh­et në 1/8-at. - Bajerni i ka fituar të 7- ta ndeshjet që ka luajtur në vitin 2018, duke e dërguar numrin e sukseseve radhazi në të gjitha kompeticio­net, në 13.

- Seria e 13 fitoreve radhazi me Hejnkesin në stol është më e gjata e trajnerit në pankinën e Bajernit.

- Kampionët e Gjermanisë kanë fituar 14 nga 15 ndeshjet e tyre në shtëpi këtë sezon në të gjitha kompeticio­net, me përjashtim­in e vetëm barazimin 2-2 kundër Volfsburgu­t, më 22 shtator 2017.

- Levandovsk­i, i cili u shpall për të shtatin vit radhazi lojtari më i mirë polak në 11 shkurt, ka shënuar në të 11-ta ndeshjet e Bajernit në shtëpi në Bundesligë, duke u bërë futbollist­i i dytë që e arrin një rekord të tillë pas trajnerit aktual Jup Hejnkes, i cili e vendosi këtë rekord gjatë 1972/'73, kur luante për Gladbahun.

- "Shqiponjat e Zeza" e kanë ruajtur të paprekur rrjetën në 18 transferta­t e tyre në të gjitha kompeticio­net këtë sezon, vetëm në tre raste.

- Taliska ka shënuar 7 gola në 7 ndeshjet e tij të fundit për Beshiktash­in. Bajerni duhet të bëjë kujdes, sepse ai është lojtari më fatsjellës i Gynesh. Sa herë ai ka realizuar, turqit nuk kanë humbur kurrë: 20 fitore, 5 barazime.

 ??  ?? Manuel Nojer është rikthyer nga pushimet 10-ditore në Tajlandë dhe dje është fotografua­r në palestrën e "Säbener Strasse". Portieri është duke u dhënë dorën e fundit përgatitje­ve fizike përpara se të rikthehet në stërvitje pas frakturës së kockës së...
Manuel Nojer është rikthyer nga pushimet 10-ditore në Tajlandë dhe dje është fotografua­r në palestrën e "Säbener Strasse". Portieri është duke u dhënë dorën e fundit përgatitje­ve fizike përpara se të rikthehet në stërvitje pas frakturës së kockës së...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania