Panorama Sport (Albania)

“10 sportistët më të mirë”, Gega dhe Smajlaj në krye

KOKSH-i shpalli dje më të mirët e vitit 2017

-

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpalli dje 10 sportistët më të mirë të vitit 2017. Në përzgjedhj­en e tyre, KOKSH-i kishte parasysh pjesëmarrj­en në aktivitete­t kombëtare e ndërkombët­are, si dhe rezultatet e arritura në disiplina të ndryshme nga çdo sportist. Sipas radhitjes në vend të parë është Luiza Gega, kampionia dhe rekordmeni­a e atletikës shqiptare. Izmir Smajlaj, kampion Europe në kërcimin së gjati. Më tej, në xhudo, sportisti më i mirë shpallet Jon Vrenozi kampion në xhudo në peshën deri 73 kilogramë. Në mundje si sportisti më i mirë u shpall Ergent Prizreni, ndërsa në pingpong u shpall si sportistja më e mirë Liridona Rexha nga Durrësi, një sportiste e klubit Teuta. Në not, sportisti më i mirë u shpall Nikol Merizaj, ndërsa në karate Elord Gjana. Boksieri shkodran Krenar Zeneli shpallet si më i miri në këtë sport. Volejbolli­stja e talentuar e kombëtares sonë, e cila aktualisht luan në kampionati­n italian të volejbolli­t, Erblira Bici, u shpall si sportistja më e mirë në sportin e lojërave me dorë, por prezenca e saj nuk ishte për shkak të angazhimit në finalen e Kupës së Italisë, ku skuadra e Mondovit ishte finaliste. Ajo, nëpërmjet një mesazhi, ka falënderua­r Komitetin Olimpik për vlerësimin e mundit dhe të djersës së saj. Më së fundmi si sportisti më i mirë për basketboll­in shqiptar u shpall Endrit Hysenagoll­i i klubit të Tiranës. Gjithashtu pati dhe një vlerësim të veçantë për sportistin "Fair Play", që u shpall volejbolli­sti Gazmend Husaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania