Panorama Sport (Albania)

Rrëfehet Gjoka: Iki nëse nuk gjendet agresori

"Po u kap, edhe llaznia shpëton. ua të di kush është koka"

- SENAD NIKSHIQI

"Sulmi ndaj meje mund të ketë ardhur ose nga ata që nuk më pëlqejnë, ose nga ata që kërkojnë të fusin fëmijët te Vllaznia". Kjo është deklarata e trajnerit Ernest Gjoka një ditë pasi u godit me grusht nga një person, që ende nuk është identifiku­ar. Në një intervistë për televizion­in "Star Plus" në Shkodër, kreu i pankinës shkodrane ka treguar momentet e tmerrit, ndërsa pret që Policia të zbardhë ngjarjen dhe të gjejë jo vetëm autorin, por edhe atë që e ka porositur.

Zoti Gjoka, tani që jeni më i qetë, çfarë mund të thoni pas atij sulmi?

Është një rast i papreceden­t. Unë kam shumë vite që punoj në klubet e Kategorisë Superiore, duke qenë në disa rrethe dhe nuk më ka qëlluar kurrë që të kem një situatë të tillë. Është një situatë gati fatale, pavarësish­t se arritëm dhe deri diku e kontrollua­m situatën. Sidoqoftë, është një situatë e jashtëzako­nshme.

Çfarë menduat në ato momente?

Kjo nuk mund të ndodhë kurrë në botën e sportit. Është pak e dhimbshme, por duhet të vazhdojmë përpara sepse këta janë njerëz që nuk përfaqësoj­në askënd, por vetëm injorancën e tyre. Nuk mund të ngelemi peng i këtyre njerëzve.

Keni ndërruar mendim për Shkodrën pas asaj që ndodhi?

Absolutish­t që nuk ka lidhje kjo ngjarje me mendimin tim për Shkodrën. Që në krye të herës kur kam ardhur në këtë qytet, e di se kush është Shkodra, e di se kush janë qytetarët e saj dhe tifozëria. Nuk ka lidhje me Shkodrën fakti që një person apo një grup njerëzish kanë pasur idenë që të denigrojnë trajnerin Gjoka, ta mërzisim se nuk po i fut fëmijën në lojë etj. E gjithë kjo situatë ka lidhje ose me mospëlqimi­n e trajnerit Gjoka si person ose me mosfutjen e fëmijës në ekip, por kjo nuk ka lidhje me qytetin e Shkodrës. Që pas sulmit në darkë, kam marrë mbështetje­n e qytetit, që nga tifozi më i thjeshtë dhe deri te politikani më i fundit apo te deputeti më i fundit të të gjitha krahëve, që më kanë marrë në telefon.

E njihni agresorin? Absolutish­t që nuk e njoh. Ishte një person me një kapele në kokë, me një xhup të ngritur sipër buzëve. Për mendimin tim, një i ri që ka burrëri, që ka shtyllë kurrizore. Pra, që

duhet të vijë dhe të përplaset direkt me trajnerin Gjoka, nëse nuk i pëlqen për të qenë unë trajner i Vllaznisë apo që nuk i fut fëmijën në formacion. Tipa të tillë janë tipa që nuk njihen, janë tipa që duke bërë këto presione, kujtojnë se Gjoka do ikë me vrap. Gjoka nuk ikën nga Vllaznia sepse kam marrë përsipër një detyrë që dua ta çoj deri në fund. Kjo është një detyrë profesiona­le nga ana ime. Unë këtu jam, do vazhdoj të jem këtu. Do ishte shumë më mirë dhe shumë më e pastër dhe shumë më e ndershme edhe si shqiptar që jemi, që atij që nuk i pëlqen fytyra e Gjokës,

t'i vijë përballë dhe t'ia thotë në sy dhe jo kështu lloj makinacion­esh të shëmtuara. Nuk kam si ta njoh atë djalë sepse ai kishte shumë kohë që priste që unë të dilja, sipas të gjithë atyre gjërave që ne kemi kuptuar tashmë. Ai kishte për qëllim që të më jepte mua një panik që të iki nga Shkodra.

Gjithsesi, ju thoni që nuk dorëzoheni...?

Unë mund të iki nga Vllaznia vetëm nëse Policia e Shkodrës nuk arrin që ta gjejë agresorin dhe atëherë unë gjendem si një qytetar që nuk kam një mbrojtje dhe mund të iki. Përderisa Policia po e

kërkon, kam bindjen se ai person shumë shpejt do të dalë. Unë nuk dua të di se kush ishte ai djali sepse ai mund të jetë një vegël. Dua të di kush qëndron pas atij djalit. Kjo është ajo që unë po pres dhe pastaj do ta shikojmë se kush janë këta njerëz që nuk duan Shkodrën, nuk duan Vllazninë dhe nuk duan askënd tjetër përveç interesit personal.

Ju jeni kërcënuar edhe më përpara, mos ndoshta bota e krimit kërkon të kapë Vllazninë?

Jo, nuk mendoj se çështja është kaq e thellë. Unë mendoj që duhet ta shohim pak

më thjesht. Problemi i Vllaznisë është se duke u menaxhuar nga bashkia, shumë njerëz mendojnë që duke qenë se kjo është një skuadër bashkie dhe jo private, munden t'i fusin fëmijët e tyre në skuadër me gjithfarë mënyrash, me miq apo me forcë. Ju e dini si funksionon Shkodra. Në momentin pastaj që e fusin djalin tek ekipi i parë me meritë apo pa meritë dhe në momentin kur vjen një trajner apo ikën një trajner, ata kujtojnë se do vijnë dhe ta detyrojnë që djalin e tyre ta mbajë në ekip, ta fusim pse jo edhe në formacion me meritë apo

pa meritë. Kjo tashmë është kthyer në një modë te Vllaznia sepse edhe kolegu që ka qenë përpara meje, Armando 9ungu, ka pasur të tilla probleme. Edhe Rudi Vata që është miku im, ka pasur kështu situatash. Mendojnë që Ernesti, duke qenë se ka ardhur nga Tirana, do ta detyrojnë që me presion, duke vepruar në forma të ndryshme, duke çuar mesazhe, duke çuar fjalë dhe duke bërë shumë gjëra, menduan se jam një jabanxhi dhe se do bie në presionin e tyre. Problemi i këtyre njerëzve është se janë mësuar tu japin fëmijëve të tyre vendin e pameriÇast

Ky është edhe problemi që ka Shkodra në këtë moment.

E keni kuptuar që kur keni marrë drejtimin e ekipit?

Po, që kur kam ardhur, madje edhe për fazën përgatitor­e në Ulqin ishte një problem shumë i madh dhe njerëzit nuk pranuan shumë gjëra dhe pati një konflikt. S'ka trajner në botë që një talent nuk do që ta marrë sepse para së gjithash unë dua veten time dhe pastaj skuadrën dhe gjërat janë zinxhir.

Cili është mesazhi që keni marrë nga lojtarët dhe sa mund të ndikojë kjo situatë në ekip?

Lojtarët dua t'i falënderoj sepse kanë qenë me mua gjatë gjithë kohës. Kanë përjetuar ankthin, shqetësimi­n dhe mërzitjen bashkë me mua. Kemi krijuar një moment ku jemi bërë një grup shumë i afërt me njëritjetr­in edhe për hir të shumë situatave. Sigurisht që nuk ishte vetëm situata e djeshme.

Si është përjetuar nga familja, çfarë ju thanë?

Familja, për hir të së vërtetës, ka reaguar duke më thënë që të marr çantën dhe të kthehem në Tiranë. Kjo është normale sepse është shumë e ndjeshme, por fati që kemi miq nga të gjitha anët, në sport,

politikë, gazetarë dhe të gjithë kanë dhënë një lloj ndihme pozitive për të qetësuar familjen sepse unë nuk dorëzohem. Nuk dorëzohem sepse ne nuk do ta lëmë ekipin pastaj në duar të njerëzve që nuk e meritojnë, atyre njerëzve që mund ta shkatërroj­në Vllazninë dhe jo ta ndërtojnë vërtet. Po mundohem që ta qetësoj familjen. Është e vështirë. Të marrësh vesh që burri apo babai është sulmuar apo mund të kishte kaluar një situatë edhe më të keqe, nuk është normale.

Mesazhe keni marrë shumë, por çfarë do tu thoshit tani atyre që vendosin shkopinj

nën rrota te Vllaznia?

Ajo pjesa e keqe nuk e meriton fare as ta kujtojmë apo mendojmë. I falënderoj shumë të gjithë se në celularin tim ka qenë një numër i pafundmë tifozësh, artistësh shkodranë, mjekësh, politikanë, deputetë dhe të gjithë më kanë dërguar mbështetje­n e tyre. Vetëm i bëj një kërkesë Policisë, që duhet ta gjejë me patjetër autorin. Jo se jam unë, por për të treguar se Shkodra nuk është një qytet rrumpallë. Nuk më intereson personi që më goditi sepse ai është dora. Unë dua të di kush është koka. Nëse gjendet, atëherë shpëton edhe Vllaznia.

 ??  ?? nga stërvitja e djeshme e Vllaznisë
nga stërvitja e djeshme e Vllaznisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania