Panorama Sport (Albania)

Daja: Ia dalim edhe me mungesa, dosja “UEFA” ka vakum

"Ekipi me mentalitet fituesi, di si t'i kalojë problemet"

- LLAZI SARO

Skënderbeu është to talisht i përqendrua­r në ndeshjen e radhës kundër Partizanit duke lënë mënjanë dosjen UEFA, që po kthehet në çështje ditët e fundit. Pavarësish­t vështirësi­ve që dalin ndaj një kundërshta­ri të fortë, Skënderbeu duhet të bëjë edhe me disa mungesa në formacion. Për trajnerin Ilir Daja, ky është një problem më vete, pasi i duhet të "arnojë" formacioni­n. Por, sipas tij, kjo nuk është një arsye për tu justifikua­r. Në këtë takim Daja do të kërkojë fitoren me çdo kusht. Në anën tjetër, në lidhje me dosjen UEFA, trajneri i Skënderbeu­t ka munduar të mbajë larg ekipin nga kjo çështje, ndërsa ka shprehur besimin e tij se klubi do të dalë i pastër nga kjo histori.

Sa e vështirë është për trajnerin Daja ndeshja kundër Partizanit?

Ndeshja me Partizanin është e vështirë sepse këto përballje gjithmonë kanë qenë të luftuara në vitet e fundit. Nuk nisemi nga fakti se Partizani vjen nga një humbje sepse në atë ndeshje kishte shumë mungesa. Po ashtu, nuk nisemi nga pozicioni në renditje. Do ta vlerësomë maksimalis­ht ndeshjen. Fakti që nuk e kemi të gjithë kontingjen­tin e lojtarëve në kondicioni­n e duhur, e rrit koeficient­in e vështirësi­së. Kemi mjaft lojtarë me gjendje gripale, ku Lilaj, Vila dhe Muzaka janë ende duke u trajtuar me mjekim. Por, për fat të mirë kemi rikuperuar në kohë Micin dhe Vangjelin. Duke shtuar edhe mungesën e Jashanicës, bëhen shumë dhe duhet ta përballojm­ë sfidën me pjesën tjetër. Të gjithë ata që do të jenë në fushë, do të japin maksimumin që të shkojmë drejt objektivit, arritjes së fitores.

Duket se më shumë se kurrë tifozët korçarë presin fitore...

Pritshmëri­a e tifozëve tanë në çdo ndeshje është maksimale sepse kemi bërë bashkë me përkrahjen e tyre një rrugëtim mjaft të mirë. Tifozët presin vetëm fitore dhe ne do të mundohemi jo vetëm me Partizanin, por me çdo kundërshta­r. Skënderbeu i tillë është ndërtuar, për të marrë maksimumin në çdo ndeshje.

Ndryshe nga herët e tjera, për shkak të mungesave do të ketë shumë ndryshime në formacion...

Nesër ( sot), pavarësish­t mungesave, në fushë do të jenë lojtarë, të cilët kanë qenë pjesë e grupit që kemi pasur edhe në

Kupat e Europës dhe kampionati­n. Nuk ka ndonjë të re, por janë lojtarë që kanë pasur aktivizim jo të pakët.

Si trajner i Skënderbeu­t, jeni i qetë pas këtyre ditëve?

Në ç'aspekt të qetësisë e keni fjalën?

Në aspektin e një qetësie pas dosjes së UEFA-s të ditëve të fundit...

Natyrshëm që nuk mund të jesh i qetë në një situatë të tillë, por duhet të ruajmë qetësinë për të pritur vendimin e UEFAs sepse deri tani është vetëm një kërkesë nga përfaqësue­sit e saj, që monitorojn­ë kompanitë e basteve. Nuk kemi pse ta humbim

qetësinë deri sa të dalë vendimi përfundimt­ar. Vendim që shpresoj të jetë i drejtë.

Keni besim që do të mbyllet mirë kjo çështje?

Për ta trajtuar çështjen ashtu siç duhet, duhet parë jo vetëm ajo çfarë kanë kërkuar ata, por edhe çfarë ka brenda dosja. Brenda asaj dosjeje ka një vakum të madh dhe keqorienti­m në disa çështje. Për ta vënë publikun në një ballafaqim korrekt të kësaj dosjeje, nuk duhet të marrim çfarë ka dosja në raport me Skënderbeu­n, pasi ka edhe pjesë që ekipi ynë nuk ka pse të përflitet fare.

Ka ndikim te lojtarët ky

presion që vjen nga jashtë?

Të them të drejtën, mendoja se mund të kishte ndikim më të madh te futbollist­ët kjo çështje sepse presim një vendim që ndikon në të ardhmen e Skënderbeu­t dhe jo vetëm. Por ata kanë mentalitet fituesi. Nuk më është dashur shumë për t'i motivuar. Të gjithë bashkë jemi orientuar për të vazhduar në këtë rrugëtim, për të shkuar te titulli dhe pse jo dhe Kupa e Shqipërisë.

Sa shpresoni se Skënderbeu nuk do të ketë asnjë gjurmë negative në këtë çështje?

Nuk jam personi i duhur për të vlerësuar kush është situata

konkrete sepse klubi ka pajtuar një zyrë juridike. Nuk kam qenë prezent në kohën që përflitet. Në të mirë të futbollit dhe qytetit të Korçës, do të donim të vazhdonim këtë rrugë të mirë të ekipit tonë në Europë.

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, është sulmuar me thikë dy ditë më parë. Keni një mesazh për të rast të papreceden­t?

Është tmerrësish­t e paimagjinu­eshme të sulmohet institucio­ni i trajnerit. Uroj të jetë sa më pak i lënduar kolegu Gjoka dhe shpresoj te puna e Policisë për kapjen e këtyre kriminelëv­e, që kanë guximin të godasin institucio­nin e trajnerit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania