Panorama Sport (Albania)

Duro: Ia dalim edhe me mungesa në Durrës

"Nëse Skënderbeu s'fitonte titullin me mua, sponsorët iknin"

- ERMAL SIKA

Shpëtim Duro kërkon një rezultat pozitiv në Durrës përballë Teutës. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri Duro flet për situatën në ekip përpara sfidës së sotme, ku kërkon një rezultat pozitiv.

Profesor, si e vlerësoni ndeshjen me Teutën?

Çdo ndeshje deri në fund ka rëndësinë e saj. Janë të gjitha të vështira. Kampionati ka ekuilibrat e tij. Teuta është ndeshja e radhës për ne. Ne kemi objektivat tona dhe Teuta objektivat e saj.

Cilat janë mungesat në këtë ndeshje?

Tunkara do të mungojë për shkak të dëmtimit. Po ashtu, për shkak të dëmtimit, edhe Xhufo. Bicaj është me karton dhe nuk do të jetë i gatshëm. Janë tre lojtarë që mungojnë, por ne kemi kontingjen­tin e plotë për të rikuperuar këto mungesa. E rëndësishm­e është që ata që janë të dëmtuar të vijnë në gjendje optimale, për shkak se kemi para shumë ndeshje në kampionat, por edhe kupën që e kemi objektiv.

Po Muarem do të kthehet?

Muarem do të jetë gati për këtë ndeshje, por ne nuk duam që të nxitojmë me këtë lojtar, pasi është profesioni­st me shumë cilësi dhe që do të na duhet për pjesën e mbetur të kampionati­t.

Por riktheheni edhe ju pas dënimit. Keni ndonjë koment?

Unë prisha syrin e keq me këtë dënim, pasi në karrierën time nuk kam pasur asnjë dënim të tillë. Kthehem unë, por është kthyer tashmë edhe kolegu im, Beqiri. Ndoshta dënimi im ka qenë, pasi ndoshta e kam tejkaluar pak, por dënimi i pakuptimtë ka qenë i kolegut tim Beqiri, me 8 ndeshje. Në këto kushte, unë them se është gjykim me dy standarde. Trajnerët dhe futbollist­ët e ekipeve të tjera kanë marrë dënime minimale, ndërsa Flamurtari­t i janë dhënë dënime tepër të rënda.

Cili është vlerësimi juaj për Teutën?

Teuta në fillim të kampionati­t u krijua dhe u formua të jetë në pjesën e sipërme të tabelës, por nuk shkoi siç e mendonin. Ka organikë, ka lojtarë cilësorë dhe do vlerësim maksimal.

Çfarë rezultati do të kërkoni në Durrës?

Ne shkojmë për një rezultat pozitiv. Ata kanë presionin se janë në situatë pozitive, por ne kemi objektivat tona të jemi me sukses në kampionat.

Mendoni se do të ketë probleme me arbitrimin në Durrës?

Nuk dua të paragjykoj. Arbitrat do të gabojnë në çdo ndeshje, pasi ata gabojnë edhe në kampionate të tjera i shohim çdo

javë. Por për Flamurtari­n bëhen gabime të njëpasnjës­hme, nuk janë gabime profesiona­le njerëzore, por të qëllimshme. Duhet të eliminohen sa më shumë këto gabime.

Cili është komenti juaj për dënimin e mundshëm të Skënderbeu­t?

Unë kam qenë trajner i Skënderbeu­t kampion. Jam krenar se titulli që mori me mua, i hapi rrugë Skënderbeu­t për 5 vite. Nëse nuk shpallej kampion atë vit Skënderbeu, sponsorët dhe tifozët do të largoheshi­n. Unë jam krenar për këtë. Jam anëtar i komitetit të futbollit dhe profesioni­st dhe nuk më vjen mirë nëse merret një vendim i tillë për Skënderbeu­n, pasi është goditje për futbollin shqiptar. Nuk duhet të gëzojmë, sepse është goditje shumë e madhe për futbollin shqiptar. Nuk është hera e parë, ndodh në

shumë vende të Europës. Trukimet e ndeshjeve do të jenë pjesë e futbollit dhe është e pashmangsh­me. Janë gjëra që kanë ndodhur dhe besoj se do të ndodhin.

Ju besoni se Flamurtari është i përfshirë në këto trukime?

Nuk jam unë që vendos për këtë. Janë organe të tjera që do të vendosin.

Cili është komenti juaj për sulmin me thikë ndaj trajnerit Gjoka?

Është skandaloze si ngjarje. Unë nuk kam pasur asnjë situatë të tillë në karrierën time, jo në këto nivele, por edhe konfliktin më të lehtë. Është e pafalshme, është skandaloze, jo se i ndodh një trajneri. Duhet të gjendet autori, pasi rasti është banal. Kërkojnë të luajnë futboll të pamerituar. Futen klane dhe njerëz të ndryshëm. Duhet të zgjidhet sa më shpejt për të mirën e futbollit shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania