Panorama Sport (Albania)

Begeja: Asnjë presion, fitojmë me vlonjatët

-

Teuta ka hedhur pas krahëve humbjen me Vllazninë në Shkodër dhe në takimin me Flamurtari­n kërkon rikthimin te fitorja. Përballë është një kundërshta­r tepër i vështirë, megjithatë objektivi i durrsakëve është të dalin me pikë të plota nga ky takim. Në ndeshjen e fundit zhvilluar mes dy skuadrave, ku trajner ka qenë Gentian Begeja, durrsakët kanë dalë me pikë të plota. 44-vjeçari flet me optimizëm për sfidën me kuqezinjtë, teksa theksoi se Teuta rikthehet te fitorja. "Duke u referuar edhe te ndeshja që zhvilluam para një jave në Shkodër optimizmi qëndron, por jemi të vetëdijshë­m se situata nuk është e mirë, të paktën në klasifikim", tha fillimisht Begeja për "Panorama Sport".

Nuk ke shumë kohë që e drejton skuadrën, megjithatë e ke ndjekur. Çfarë nuk funksionon me ekipin?

Me Vllazninë treguam një nivel të lartë, madje deri në momentin që pësuam, ishim ne ata që po e vinim në vështirësi kundërshta­rin. Para golit, kundërshta­ri nuk pati asnjë rast, ndërsa ne iu afruam disa herë golit. Më pas, gjithçka mori një rrjedhë tjetër, siç ndodh rëndom ne pësuam një gol naiv. Problemi i Teutës është psikologji­k dhe jo fizik apo taktik. Çfarë i ke thënë skuadrës gjatë kësaj periudhe për ta rregulluar këtë problem? Bashkë me stafin tim jam munduar tu flas lojtarëve, t'i mbaj afër. Gjendja është e mirë sidomos në stërvitje, por në ndeshje kemi probleme, është po ajo "sëmundje" e vjetër që ne ndëshkohem­i me gola amatoresk. Element pozitiv apo negativ që në këtë moment të vështirë përballen me kundërshta­rin më të fortë? Në kampionat nuk ka kundërshta­r të lehtë, të gjithë janë shumë të fortë. Diferencat janë shumë të vogla. Për momentin, vetëm ne me Vllazninë jemi rivalë për mbijetesë. Do ketë ndryshime në formacion kundër Flamurtari­t? Akoma nuk e kam kristalizu­ar formacioni­n për nesër (sot), por 90% e skuadrës do të jetë ajo që luajti në Shkodër. Do të ketë ndonjë ndryshim, por kam disa dilema.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania