Panorama Sport (Albania)

Sulmuesi Latif Amadu: Ja pse nuk shënoj...

-

Ashtu si Teuta, edhe Latif Amadu nuk po kalon një moment të mirë. Prej tij pritet shumë, por afrikani ka hasur shumë vështirë për ta dërguar topin në rrjetë, kjo për disa arsye. "Jo vetëm unë, por i gjithë ekipi nuk ka kaluar një moment të mirë në kampionat, për disa arsye që dihen. Kam punuar fort gjatë kësaj periudhe në stërvitje, me synimin për të bërë mirë. Në disa ndeshje kemi qenë edhe të pafat, megjithatë kundër Flamurtari­t do të shënoj dhe do të fitojmë 2-0", tha sulmuesi nga Gana. I pyetur se nga i vjen kjo siguri, ai u shpreh: "Jemi stërvitur shumë mirë gjatë kësaj periudhe, por nuk është vetëm kjo. E ndiej që do të fitojmë. Unë nuk kam thënë kurrë se do të fitojmë apo do të shënojmë, por në këtë rast e ndiej". Lidhur me numrin e pakët të golave që kanë shënuar deri më tani, përveç të tjerave Latifi theksoi se mungon ai që t'i japë pasën e fundit, ndaj ka hasur vështirësi për të gjetur golin. D.Xh. Do të ketë ndikim rezultati i ndeshjes Teuta- Flamurtari te Vllaznia, pasi kuqeblutë do të luajnë 24 orë më vonë kundër Luftëtarit?

Jo. Nuk mendoj se ndikon për asnjë skuadër, pasi objektivat janë po ato. Objektivi ynë është fitorja kundër Flamurtari­t, pak rëndësi ka se çfarë bën Vllaznia.

Keni pasur gjatë kësaj jave takim me presidenti­n Hasanbelli­u duke ditur rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Qoftë edhe për të motivuar skuadrën.

Që kur e kam marrë drejtimin e skuadrës, presidenti pothuajse ka qenë i pranishëm në çdo seancë stërvitore. Durrësi nuk shquhet për ambient që krijon presion në skuadër. Kjo është meritë e presidenti­t dhe e drejtuesve që skuadra punon e qetë. Nuk kemi problemati­ka të kësaj natyre. Drilon Xhepollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania