Panorama Sport (Albania)

Guri: Nga Pejiç mësova shumë, më pëlqejnë kritikat

"Këtë vit dua mbi 15 gola, kupën dhe vendin e dytë"

- SKERDILAID SULOZEQI

Sindrit Guri është kthyer në “shpëtimtar­in” e Kukësit. Golat e tij kualifikua­n verilindor­ët në gjysmëfina­len e kupës dhe i dhanë një trepikësh të artë ndaj Partizanit në kampionat. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", 24-vjeçari vjen në një rrëfim ndryshe. Ai ndihet gati për të marrë peshën e sulmin, ndërsa me shumë modesti e pranon se Pejiç është një shembull për të. Nuk ngurron që të flasë për Kombëtaren, por as për objektivat.

Përmbysët i vetëm Partizanin, e priste Sindriti atë dygolësh?

E dinim që do ishte e vështirë, por duke parë mënyrën sesi e pësuam golin dhe si po luanim, na motivoi për përmbysjen dhe fatmirësis­ht ia dolëm. Jam shumë i lumtur që arritëm të fitonim në këtë transfertë të rëndësishm­e, jemi një ekip që luajmë futboll. Në njëfarë mënyre, i kthyem reston e fazës së parë, kur edhe ata fituan me përmbysje.

Mos ndoshta e nënvlerësu­at pak kundërshta­rin prej mungesave?

Jo. Trajneri na porositi për këtë gjë, ndaj e dinim ç'na priste. Nuk u befasuam, i kishim paraprirë.

Një gol në 20 nëntor dhe dy gola të hënën, është Guri "ndëshkuesi" i madh i të kuqve?

Nuk mund ta them këtë, por do mundohem të shënoj sa më shumë, këto gola shijojnë më tepër kundër ekipeve që janë dhe me pretendime.

I prisje golat dhe sa i kënaqur je?

Unë jam sulmues, e pa dyshim që prisja të shënoja. Jam shumë i kënaqur për veten, po ashtu dhe për ekipin se e dëshironim këtë fitore.

Ke premtuar 15 gola në kampionat, ju duhen dhe 8 që t'ia dilni...

Do mundohem të shënoj sa më shumë. Kjo është një shifër që unë e kam premtuar, ndaj do kërkoj që ta arrij dhe pse mos ta kaloj.

Me Laçin keni pasur gjithmonë rivalitet, çfarë pret nga ndeshja e sotme?

Laçi ka një ekip mjaft të mirë dhe është për tu vlerësuar, por ne do bëjmë gjithçka që të arrijmë fitoren. Vetëm duhet të përqendroh­emi që në fillim të takimit të japim më të mirën dhe të triumfojmë. Besoj shumë që do t'ia arrijmë, pasi kemi një ekip me mjaft cilësi.

Si e shikon garën për vendin e dytë?

Mendoj se vendi i dytë është i arritshëm dhe besoj se do e arrijmë shumë shpejt madje.

Pejiç pret shumë nga ju dhe ka deklaruar se me pak më shumë hapësirë ju do mbani peshën e sulmit te Kukësi. A ka ardhur ai moment?

Kam mësuar shumë nga Peron kur e kisha në ekip. Është sulmues tipik, më ka bërë shumë mirë konkurrenc­a me të, jam rritur mjaftueshë­m nga ana profesiona­le, aq sa të mbaj peshën e sulmit të Kukësit. Pero gjithmonë kishte besim te aftësitë e mia, më ka ndihmuar shumë dhe e falënderoj.

Mund të jetë Guri një "Pejiç i ri" në kampionati­n shqiptar?

Unë jam Guri dhe po rritem nga dita në ditë, Pero të jepte garanci në sulm me eksperienc­ën e tij, por dhe unë nga ndeshja në ndeshje po krijoj më shumë besim në vete dhe eksperienc­a nga ndeshjet vjen dhe besoj tani jam plotësisht gati të mbaj peshën sulmit të Kukësit. Natyrisht që Pejiç është një shembull shumë i mirë për tu ndjekur.

E mendoni Kombëtaren, golat ndaj Partizanit ishin një sinjal për Panuçin?

Mendoj se jam plotësisht gati, dua të vazhdoj kështu me këtë ritëm se kjo është me e rëndësishm­ja të kem vazhdimësi dhe besoj po të kem këtë ritëm pse jo dhe një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi.

Tashmë që je pajisur dhe me pasaportë italiane, a mendon që je gati për t'u larguar edhe jashtë?

Sa të jem në Shqipëri nuk kam pse të ndërroj ekip, jam komod te Kukësi. Dua të kem një eksperienc­ë jashtë shtetit, në një kampionat më të vështirë, pasi pres të shoh ku jam.

Për çdo gjë duhet të flas me drejtuesit e Kukësit, ata vendosin për të ardhmen time, mendoj se po të ketë ndonjë ofertë të mirë, nuk do më pengojnë.

Si ndihet Guri kur merr kritika?

Kritikat i marr në mënyrën më pozitive se gjithkush dhe gjithmonë ka vend për përmirësim, i vlerësoj ato që më kritikojnë.

Veç golave, çfarë pret nga ky sezon?

Pres fitimin e Kupës së Shqipërisë, vendin e dytë në kampionat dhe pse jo një paraqitje pozitive në Europë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania