Panorama Sport (Albania)

Lushnja, bashkia nuk i jep ekipit trajtimin ushqimor

Zv.trajneri Çuko dhe mbrojtësi Bufasi: E mundim Kamzën

-

Lushnja merr rrogën e muajit janar në prag të ndeshjes me Kamzën. Siç është bërë e ditur edhe prej bashkisë, 18 futbollist­ë të ekipit marrin një pagë prej 300 mijë lekë (të vjetër) në muaj, ndërsa 7 të tjerë 240 mijë lekë (të vjetër). Nëse këtë shumë e kanë marrë, në llogaritë e tyre nuk u është hedhur trajtimi ushqimor, ku përfitojnë në 25 ditë të muajit, 20 mijë lekë (të vjetër) dietë. Mendohet që këto të ardhura futbollist­ët lushnjarë t'i marrin së shpejti, në ditët në vijim. Po kështu, lojtarëve pritet t'u kalojnë edhe premiot për rezultatet pozitive në Kukës dhe në Durrës. Klubi lushnjar është në varësi të plotë të bashkisë dhe financat varen tërësisht nga institucio­ni vendor. Në fillim të çdo viti, duke qenë se çdo gjë është në rrugë shtetërore, procedurat burokratik­e bëhen pengesë për vijueshmër­inë normale financiare. Gazeta "Panorama Sport" ka kërkuar informacio­n pranë titullarëv­e të bashkisë

për këtë çështje dhe në mungesë të kryebashki­akut Fatos Tushe, tentoi nënkryetar­in Gentian Nushi. Por ky i fundit nuk ka pranuar që të japë informacio­n, ndonëse është kryetari i bordit i "KF Lushnja 1930 sh.a".

EKIPI - Verdhëjesh­ilët kanë mbyllur përgatitje­t në kuadrin e

ndeshjes së sotme me Kamzën dhe duken relativish­t të gatshëm për t'iu rikthyer rezultatit pozitiv, pas dy humbjeve radhazi. Zv/trajneri Dritan Çuko për gazetën "Panorama Sport" u shpreh se skuadra do bëjë çmos që t'ia dalë. "Ekipi është përgatitur rregullish­t dhe është gati për Kamzën. Ngarkesat kanë qenë normale në funksion të ndeshjes. E rëndësishm­e është që lojtarët të zbatojnë detyrat dhe paraqitja e mirë nuk do mungojë. Kemi dyshime për disa lojtarë me gjendje të gjatë gripale. U duhet edhe pak kohë që të kalojnë virozën dhe të kenë formën më të mirë. Mone është i dëmtuar dhe nuk është i gatshëm, por për fat nuk kemi lojtarë të skualifiku­ar. Ekipi është edhe më shumë i motivuar, pasi ndeshja është pa tifozë. Do të luajmë për të fituar dhe me një lojë të mirë, me tri pikët që shpresojmë t'i marrim, synojmë të rikthejmë sa më shumë tifozë në ndeshjen e ardhshme me Kukësin", ka deklaruar numri dy i stolit, i cili do të drejtojë ekipin sot.

BUFASI - Lushnjarët synojmë të marrin pikë me Kamzën. Këtë e konfirmoi për gazetën edhe qendërmbro­jtësi Franci Bufasi, duke kërcënuar hapur kundërshta­rin, që ka qenë surpriza e këtij kampionati. "Jemi të motivuar për të bërë një ndeshje të mirë dhe besoj se do ta ndalim Plakun me shokë. Ashtu siç bëmë në ndeshjen me Luftëtarin, kur i përcollëm Abazajn dhe shokët e tij pa shënuar gol. Do të bëjmë përpjekje maksimale që skuadra të mos pësojë dhe të marrim një rezultat të mirë", përfundoi Bufasi. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania