Panorama Sport (Albania)

Kashami: Tiranën e kam mundur edhe me Luzin

"Besoj shumë te skuadra, ne nuk tolerojmë asnjë ekip"

- BUJAR RAMA

Apolonia- Tirana është një nga çiftet e programuar­a për javën e 17- të të Kategorisë së Parë. Pa dyshim që Tirana është skuadra "big" e kompeticio­nit, ekipi me cilësi dhe supermaci të ndjeshme dhe të padiskutue­shme ndaj të tjerave, sikurse dhe ndaj Apolonisë. E pakonkurru­eshme. Por, bardheblut­ë do të kenë përballë një ekip të ri, me aq grintë, dëshirë e ambicie, Apoloninë, që ka sfiduar këtë sezon edhe më skeptikët, duke u mbishfaqur tej çdo parashikim­i. Ndonëse duket e brishtë ballë kryesuesve, Apolonia e "arkitektit" Ndriçim Kashami e ka në kulm angazhimin dhe dëshirën për të fituar ndaj Tiranës, një fitore që i mungon prej gati 9 vjetësh. Kashami ka qenë trajneri i Luzit 2008 në fitoren historike të klubit të vogël ndaj Tiranës me rezultatin 3-1, në një takim të vlefshëm për Kupën e Shqipërisë.

Kashami, dy javë para përfundimi­t të fazës së dytë, Apolonia renditet e treta dhe ka siguruar pesëshen e parë. E kishit menduar që në krye këtë ecuri pozitive të ekipit tuaj?

Ndoshta deklaratat e mia të mëparshme në lidhje me skuadrën kanë tingëlluar paksa të fryra, por unë po jua përsëris: mendoja dhe prisja edhe më shumë, synonim

vendin e dytë. Megjithatë, është arritje vendi i tretë dhe nuk ka diferencë mes pritshmëri­së sonë dhe pozicionit ku ndodhemi. Madje, ne e kemi humbur vendin e dytë jo nga të tjerët, por për shkak të gabimeve tona.

Pas dyshimeve të forta dhe akuzave për ndeshjen me Turbinën, keni fituar në transfertë me një rival direkt dhe të vështirë, Tomorin. Si ia dolët ta çlironit psikologji­kisht skuadrën në aq pak ditë?

Nuk ka qenë aspak e vështirë. E dini pse? Sepse skuadra është e pastër, lojtarët e mi

nuk kanë qenë kurrë pjesë e allishveri­sheve a pazareve, ndaj kur 'nuk ke mizën nën kësulë, s'ke pse kruhesh'. Pa dyshim që pati njëfarë impakti negativ në momentin kur vërshuan nga çdo anë paragjykim­et, por, pavarësish­t se në përbërje kemi kryesisht lojtarë të rinj, ata janë profesioni­stë. Duke qenë të qetë dhe në paqe me veten për lojën e ndershme, normal që e kaluan atë moment delikat dhe u ngritën në nivelin e duhur ndaj Tomorit, madje befasues në pamje të parë. Ka qenë një ndeshje e interpretu­ar gati në perfeksion, duke

shpërfillu­r gjithë tymnajën e pasndeshje­s me Turbinën. Gjithë ekipi meriton fjalët më të mira për autoriteti­n që tregoi në Berat, jo thjesht për fitoren.

Apolonia e futbollit korrekt, por me shumë ndëshkime në lojë, pa harruar dhe dënimet nga Komisioni i Disiplinës për ju, Mihanën dhe Llambin së fundmi...

Shiko, nëse flasim në tërësi, duhet thënë që edhe ndëshkimet janë pjesë e ritmit të lojës, e dinamikës, konkurrenc­ës dhe presionit të rezultatit. Sa i përket dënimit nga Komisioni i Disiplinës për mua, Mihanën dhe Llambin, nuk dua të flas shumë. Për dënimin tim, i qëndroj asaj që kam shprehur më parë, ndërsa për Mihanën në Kuçovë dhe Llambin në Berat, ju deklaroj me bindje se është ekzagjerua­r nga zyrtarët e ndeshjeve përkatëse, në relatimin që kanë bërë në FSHF.

E realizuat objektivin sezonal, por ka skeptikë që mendojnë se skuadra do të bëhet pjesë e aleancave për interesa të caktuara... Për çfarë Apolonie premtoni ju në këto 10 javë të mbetura?

Absolutish­t që jam kundër çdo dyshimi! Ç'janë këto hamendësim­e të pabaza? Çdo negativite­t i tillë dëmton skuadrën dhe ne nuk e lejojmë. Do ta dëshmojmë qartë madje se kush jemi ne. Jemi mësuar tanimë me paragjykim­e të tilla, thuajse na kanë shoqëruar gjithë kampionati­t. Unë ju them me bindje se nuk ka shanse të ndodhë diçka e tillë, pasi e njoh me rrënjë skuadrën që drejtoj. Apolonia do ta zbukurojë kampionati­n me luftën e fortë sportive e të ndershme.

Luani kundër Tiranës, skuadër që nuk ka nevojë për koment. Juve shpesh jua kujtojnë që keni fituar ndaj tyre kur drejtonit një ekip modest si Luzi. Apolonia nuk fiton me Tiranën që nga koha e drejtimit të Karishikut (2009)... Si e parashikon­i këtë takim?

Tirana meriton respektin maksimal nga gjithi faktori sportiv në Shqipëri, edhe nga ne. Ka emër, traditë, historikis­ht skuadra më e mirë në vend, me më shumë trofe të fituar. Apolonia kundër Tiranës... Le të jemi realistë: ne i kemi të kufizuara mundësitë, por, nga ana tjetër, s'kemi as trysni pikësh e as presion psikologji­k, plus që luajmë në fushën tonë. Shpresojmë që do të fitojmë. E respektojm­ë shumë Tiranën, e them prapë, por njëherësh kemi shumë dëshirë për të fituar. Madje besojmë.

Po për fitoren e Luzit, çfarë kujtoni nga ajo ditë?

Ishte një klub i ri i krijuar vetëm një vit më parë kur luajtëm ndaj Tiranës. Në tetor 2009 u bë festë kur në Luz mbërriti Tirana. Kemi fituar 3-1 atë ndeshje dhe ishte një lumturi e madhe. Pavarësish­t se u mundëm në sfidën e kthimit, është një takim që ka mbetur në histori dhe për klubin e Luzit është krenari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania