Panorama Sport (Albania)

Gilberto: Tirana dhe Flamurtari vononin pagat

"Më të varfër se aziatikët. Pse po flas tani? Politikë"

- ADELA MERKO

Gilberto Fortunato rikthehet në skenë. Ka mjaftuar një intervistë e dhënë në Brazil, që emri i tij të kthehet në çështje edhe për mediat shqiptare. Në një rrëfim të jetës së tij, ai ka prekur edhe aventurën në kampionati­n tonë. Dhe, siç e ka përshkruar "iG Esporte", për sulmuesin kjo ka qenë përvoja më e vështirë. Në një pjesë të bisedës ai ka treguar që të gjitha "të palarat" për eksperienc­ën në Shqipëri, duke filluar nga vonesa e pagave, mungesa e bonuseve dhe jo vetëm, pasi në fund nuk ngurron që ta cilësojë vendin tonë si më të varfër edhe se vendet aziatike. Ai aktualisht luan në Malajzi, atje ku ka gjetur veten edhe në planin financiar. "Në Shqipëri shkova për të firmosur direkt kontratën, por më detyruan që të bëja dhe një provë. Ata gënjyen për kontratën, më dhanë vetëm gjysmën e parave që më premtuan. Në termat financiarë, nga të gjitha vendet që kam luajtur, Shqipëria ka qenë më keq, gjithnjë të vononin pagat. Shumë e vështirë. Ishte një vend më i varfër se vendet aziatike. Gjithashtu, kultura është pak a shumë e njëjtë. Nuk kishte asnjë bonus për fitore, asnjë çmim të dhënë për lojën. Futbollist­ët vendës ishin mësuar me realitetin dhe nuk ankoheshin për këtë situatë", thoshte qendërsulm­uesi 30-vjeçari për këtë media braziliane, ku evidenton se vetë shqiptarët duket se janë përshtatur me këtë stil, pra atë të vonesave

dhe kurrë nuk ngrenë zë. Dhe sigurisht që, pas kësaj "shfryrje", të shumtë janë kuriozët për të mësuar se me cilin klub e ka pasur konkretish­t?! Kujtojmë që në Kategorinë Superiore ai ka mbrojtur vetëm ngjyrat e Tiranës dhe Flamurtari­t. Me të parën numëron në

total vetëm 20 ndeshje dhe në dy sezone dhe 5 gola, ndërsa tek e dyta luajti 12 takime dhe e dërgoi 2 herë topin në rrjetë. Për këtë motiv, gazeta "Panorama Sport" kontaktoi me shtatlarti­n, autorin e golit të fundit të fitores në derbin ndaj Partizanit, për ta pyetur. Dhe, përgjigjja ishte:

"Për të dyja. Kjo është Shqipëria". Ai gjithnjë ka qenë i drejtpërdr­ejtë edhe në intervista­t që ka dhënë, thuajse para çdo derbi, ndërsa i bënte analizën ish-ekipit të tij, megjithatë kurrë nuk ka folur kaq troç. Por, sikundër e pohon vetë braziliani, kjo është vetëm politikë e tij dhe ndoshta tani e ka parë të udhës që të flasë kaq lirshëm dhe pa dorashka. Duke qenë se karrierës nuk i dihet kurrë, ai e lë të hapur edhe ndonjë mundësi rikthimi. Megjithatë, është i prerë, ndërsa thotë: "Do ta mendoja pasi të më vinte një propozim nga Shqipëri. Tani jam shumë mirë në Malajzi".

 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së parë, Tirana-Apolonia(2-0)
Çast nga ndeshja e fazës së parë, Tirana-Apolonia(2-0)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania