Panorama Sport (Albania)

Korabi, “finale” për shpëtim ndaj Besëlidhje­s

Rikthehen Emiljano Veliaj dhe sulmuesi Lleshi. Klubi u bën thirrje tifozëve për mbështetje

-

Korabi dhe Besëlidhja do të luajnë një "finale" mbijetese sot në Peshkopi. Dibranët dhe lezhjanët luftojnë për të qenë në 5-shen e parë në fund të dy fazave të para, çka do të bënte që ekipet të ishin të qeta në fazën e tretë duke siguruar mbijetesën, pasi për sa i përket elitës, duket se gjithçka është mbyllur. Aktualisht, Korabi renditet në vendin e 6-të me 20 pikë, ndërsa Besëlidhja në vendin e 4-t me 21 pikë. Sfida e sotme mund të vendosë shumë për renditjen pas dy fazave të para kur kanë mbetur edhe dy takime për t'u luajtur. Skuadra dibrane e ka mbyllur me sukses seancën e fundit stërvitore dhe është akomoduar në hotel "Korabi" në Peshkopi për të qenë gati për takimin e sotëm që do të luhet në orën 14:00. Mbrojtësi

Briken Doçi, mbrojtësi i majtë i Korabit, në një prononcim për gazetën në lidhje me ndeshjen e sotme, shprehet: "Gjithë javën jemi stërvitur për këtë takim. Shpresojmë që të fitojmë, ndonëse përballë do të kemi një skuadër me vlera si ajo e Besëlidhje­s. Me rikthimin e kapitenit Emiljano Veliaj dhe sulmuesit Antonio Lleshi, shpresojmë të marrim një 3-pikësh, pasi do të kemi dhe mbështetje­n e tifozëve tanë. Ne synojmë të kapim 5-shen e parë dhe ky është momenti i duhur për të fituar dhe për të hedhur një hap të rëndësishë­m drejt këtij objektivi. Me një grup të kompletuar dhe me mbështetje­n maksimale të tifozërisë, kam shumë besim se do t'ia dalim që të jemi në 5-shen e parë pas dy fazave të para", përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën, mbrojtësi i Korabit, Briken Doçi. "Rikthim i rëndësishë­m është Emiljano Veliaj, i cili përfundoi dënimin, por edhe sulmuesi Anton Lleshi, i cili është rikuperuar plotësisht dhe do të luajë takimin e tij të parë përpara publikut Dibran. Ftojmë të gjithë sportdashë­sit dhe tifozët dibranë të jenë nesër (sot) të pranishëm në stadium, për të mbështetur skuadrën pasi janë faktor i rëndësishë­m për Korabin", bënte thirrje klubi në "Facebook". Fatmir Zhuzhi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania