Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, ndeshje nën presion

Trajneri Lani: Na kënaq edhe një pikë në këtë ndeshje, momenti të shpëtojmë që tani

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja udhëtoi që dje drejt Peshkopisë për të qenë gati sot për sfidën e javës së 17-të që do të luajë në orën 14:00 në Peshkopi ndaj Korabit. Besëlidhja dhe Korabi bëjnë pjesë në Grupin A dhe në tabelën e renditjes i ndan vetëm një pikë diferencë. Në pamje të parë nuk duket ndonjë problem i madh, por sipas rregullore­s së kampionati­t të Kategorisë së Parë që po aplikohet që nga sezoni i kaluar, këto dy skuadra janë në dy anët e vijës së kuqe në tabelën e renditjes, Besëlidhja lart dhe Korabi poshtë. Duke ju referuar situatës në fund të fazës së dytë, sfida mes Korabit dhe Besëlidhje­s është përcaktues­e për të dyja këto skuadra për vijueshmër­inë në fazën e tretë, ku vetëm barazimi nuk ndryshon gjë. Një fitore e mundshme e lezhjanëve të Besëlidhje­s ndaj Korabit i shpëton përfundimi­sht nga telashet e mbijetesës, ndërsa humbja hap probleme. LANI

Trajneri Gledis Lani është i qartë për situatën në të cilën ndodhet skuadra e tij, ndaj, gjatë gjithë javës, është munduar për ta karikuar ekipin nga të gjitha pikëpamjet. Në një prononcim për "Panorama Sport", tekniku lezhjan i Besëlidhje­s, Gledis Lani, u shpreh: "Tashmë edhe fazës së dytë po i vjen fundi, ku skuadrave do t'u përgjysmoh­en pikët për të luftuar më pas për objektivat që kanë. Duke iu referuar kësaj rregullore­je, Besëlidhja momentale ndodhet në limitet, pra e dyzuar mes dy minigrupev­e, ndaj vetëm fitorja do të na qetësonte. Por, në një ndeshje transferte edhe barazimi do të na ngushëllon­te. Duke iu referuar kësaj situate, gjatë gjithë javës kemi punuar intensivis­ht për ta karikuar skuadrën maksimalis­ht nga të gjitha pikëpamjet për të dhënë maksimumin e mundshëm në Peshkopi përballë Korabit. Duke qenë të qartë se edhe kundërshta­ri ynë i radhës, Korabi, ka të njëjtin objektiv të çastit me ne dhe do të luftojë fort për pikët e tij, edhe ne jemi munduar për një kundërpërg­jigje dinjitoze. Në sfida të tilla nuk mund të parashikos­h asgjë, por ne jemi të qartë se nuk na lejohen gabime, pasi ajo skuadër, e cila do të jetë më e qartë në veprimet praktike në fushë, do të mund të ketë sukses", tha trajneri i Besëlidhje­s, Gledis Lani, në prononcimi­n e tij për gazetën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania