Panorama Sport (Albania)

Peqini kundër Allmuçës: U gabua me zëvendësim­et

-

Dinamo humbi fundjavën që lamë pas ndaj Korabit, një takim që i pati të gjitha. Pikët e humbura në atë ndeshje mund të ndikojnë shumë te gara e kryeqyteta­sve për t'u renditur në pesë vendet e para. Është kapiteni i Dinamos, Roland Peqini, i cili, në një prononcim për "Panorama Sport", thekson se ekipi duhet të rregullojë gabimet që u bënë ndaj Korabit. Megjithatë, ai takim iku tashmë dhe e gjithë vëmendja është përqendrua­r te sfida që blutë do të luajnë nesër në Pezë ndaj Dinamos. Peqini - "Mendoj se e kemi nisur mirë ndeshjen ndaj Korabit, me presion në gjysmëfush­ën e kundërshta­rit dhe ku kemi fituar edhe një penallti me anë të Likës, të cilën e humbëm. Dhe duke parë që kemi shumë djem të rinj në skuadër, ranë shumë poshtë moralisht. Kemi gabuar shumë në pjesën e dytë duke menduar se na duhej fitorja patjetër dhe kemi dalë shumë nga detyrat. Mendoj se diferenca ishte te zëvendësim­et në pjesën e dytë ku është ndërruar Gjata, Elmazi dhe unë, duke humbur shumë eksperienc­ë në fushë", u shpreh fillimisht Peqini në prononcimi­n e tij. Më tej, kapiteni flet në lidhje me ndeshjen e nesërme ndaj Tërbunit. "E kemi harruar ndeshjen që lamë pas dhe jemi fokusuar te sfida me Tërbunin, ku duhet të jemi të qetë dhe të japim shpirtin në fushë për ta fituar këtë takim sepse kjo ndeshje na mban në 5 vendet e para. Mendoj se Dinamo duhet ta sigurojë që tani mbijetesën për të qenë më pas e qetë në fazën e tretë", përfundoi prononcimi­n kapiteni i bluve, Roland Peqini. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania