Panorama Sport (Albania)

Kastrioti bën ndryshime, radha e blerjeve

Trajneri Samuel Nikaj pret fitoren, nuk sheh asnjë rival

- LIRIDON PASHA

Kastrioti do të presë sot Besën në fush ën e vet dhe do të kërkojë fitoren e radhës. Skuadra krutane, që është shkëputur 15 pikë nga vendi i dytë, është në rrugën e duhur drejt ngjitjes në Superiore. Ekipi i drejtuar nga Samuel Nikaj ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke pësuar vetëm një humbje, atë ndaj Egnatias. Sot përballë Besës së vendit të fundit, Kastrioti do të kërkojë 3- pikëshin e radhës, gjë që do ta konsolidon­te edhe më shumë në vendin e parë, dy javë nga fundi i fazës së dytë. Trajneri Nikaj do të ketë disa mungesa në këtë takim, ndërsa klubi i ka bërë thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në numër, në mbështetje të skuadrës. TRAJNERI

Në një prononcim për gazetën, trajneri i Kastriotit, Samuel Nikaj, në lidhje me ndeshjen e sotme, u shpreh: "Është një ndeshje e rëndësishm­e dhe, pavarësish­t se kemi disa mungesa, nuk kemi alibi, thjesht duhet të bëjmë detyrën, të fitojmë ndeshjen me stilin tonë sulmues. Kemi futbollist­ë cilësorë të afruar në merkaton e janarit, siç janë Mulaj, Xhafa, Samson dhe Vatnikaj, të cilëve u ka ardhur momenti t'i demonstroj­në aftësitë e tyre", tha Nikaj. Më tej, i pyetur për afrimin e skuadrës së Erzenit në vendin e dytë, ekip me të cilin përballen pas një jave, tekniku shkodran i Kastriotit tha: "I respektoj dhe i vlerësoj të gjithë rivalët, por absolutish­t nuk kam frikë asnjë, pasi Kastrioti ka rival vetëm veten", u shpreh Nikaj për gazetën. Ndeshja e sotme ndaj Besës do të luhet në orën 14:00, në stadiumin e Krujës dhe pritet që të ketë një numër të konsiderue­shëm tifozësh, në mbështetje të skuadrës. Në 16 takime që kanë luajtur deri tani, krutanët kanë arritur 13 fitore, dy barazime dhe kanë pësuar vetëm një humbje. Ekipi është favoriti kryesor për t'u ngjitur në Superiore në kampionati­n e ardhshëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania